Kastriot Dervishi është shprehur se nuk ndalen marksist-leninistët zyrtarë në Tiranë pasi sipas tij nuk lënë rast pa promovuar nga magazina e vjetërsirave enveriste , yje të kuq, envera. Sipas tij e gjithë kjo është në shkelje të ligjit.
Ai shton më tej se emërtesa “21 dhjetori” është një emërtesë sovjetike dhe së fundi është vendosur një tabelë në Tiranë me këtë emërtim.
“Një veprim i tillë është një fyerje e madhe edhe për shqiptarët që vuajtën nën diktaturë si edhe për faktin se Stalini ka qenë edhe antishqiptar, por është i dënueshëm edhe në Kodin Penal. Lidhet me veprat penale të falsifikimit, përhapjes e nxitjes së urrejtjes si dhe të shpërdorimit të detyrës nga cilido zyrtar që ka harxhuar paratë e shtetit në këtë mënyrë. Prokuroria ka një rast për të vepruar kryesisht, pasi nuk ekziston asnjë emërtesë zyrtare “21 dhjetori”.”, shprehet historiani.
SHKRIMI:
Stalini në Tiranë
Nuk ndalen marksist-leninistët zyrtarë në Tiranë. Pasi nuk lënë rast pa na promovuar nga magazina e vjetërsirave enveriste me duart e persekutorëve të komunizmit, yje të kuq, envera, etj, tani në shkelje edhe të ligjit po i sulen edhe emërtesave zyrtare.
Në mbikalimin e unazës së re, sapo kanë vendosur një tabelë treguese “21 dhjetori”, pavarësisht se kjo emërtesë sovjetike është hequr qysh prej vitit 1990, së bashku me shtatoret dhe bustet e një prej kriminelëve më të mëdhenj të njerëzimit, Josif Visarionaviç Stalinit. Dhe shtatoret në atë kohë u hoqën pikërisht më 21 dhjetor 1990 sipas një skenari stalinist, natën e në fshehtësi të madhe.
Një veprim i tillë është një fyerje e madhe edhe për shqiptarët që vuajtën nën diktaturë si edhe për faktin se Stalini ka qenë edhe antishqiptar, por është i dënueshëm edhe në Kodin Penal. Lidhet me veprat penale të falsifikimit, përhapjes e nxitjes së urrejtjes si dhe të shpërdorimit të detyrës nga cilido zyrtar që ka harxhuar paratë e shtetit në këtë mënyrë. Prokuroria ka një rast për të vepruar kryesisht, pasi nuk ekziston asnjë emërtesë zyrtare “21 dhjetori”.
Shënim: 21 dhjetori është ditëlindja e diktatorit sovjetik Stalin (1878-1953), udhëheqës i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në vitet 1924-1953 dhe për disa vite kryeministër i këtij shteti. Në Europën lindore shtatoret dhe emërtesat e tij u hoqën në vitin 1956. Riemërtesat siç po ndodh në Tiranë, nuk janë vërejtur në asnjë shtet dikur në lindjen komuniste. (J.V/Faxweb)