13:17 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kastriot Dervishi publikon emrat: Njihuni me marksat, engelsat, leninat e stalinat e Shqipërisë

19:33 | 04/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kastriot Dervishi publikon emrat: Njihuni me marksat, engelsat, leninat e stalinat e Shqipërisë

Studiuesi dhe historian Kastriot Dervishi thotë se indoktrinimi i popullit shqiptarë ndër vite me “helmin komunist” është aq i thellë saqë nuk ka të huaj ta marrë me mend.

Përmes një postimi në Facebook Dervishi shkruan se një tregues I kësaj të keqeje janë dhe emrat e njerëzve me origjinë me origjinë nga klasikët Marks, Engels, apo kriminelë të njerëzimit si Lenini e Stalini.

“Gjatë periudhës së marrëdhënieve “vëllazërore” me Kinën, falë emrave të vështirë kinezë fatmirësisht nuk patëm imitime. Shyqyr Zotit që edhe emra nga “vëllezërit” vietnamezë, koreanë nuk u bërë modë.
Vihet re se emri i kriminelëve Lenin e Stalin është përdorur edhe për gjininë femërore. Pavarësisht ndryshimeve, elementi komunist i Shqipërisë nuk ka hequr dorë nga vendosja e emrave të tillë”, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

Marksat, engelsat, leninat e stalinat e Shqipërisë

Indoktrinimi i popullit shqiptar ndër vite me helmin komunist është aq i thellë, saqë nuk ka të huaj ta marrë me mend. 
Një tregues i kësaj të keqeje, janë edhe emrat e njerëzve me origjinë nga klasikët Marks, Engels, apo kriminelë të njerëzimit si Lenini e Stalini. Nën këtë kategori vinin emra që i përkisnin anëtarëve të Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik, gjeneralë të njohur atje, etj. Në vitet 1944-1948 emrat me tipikë ishin ato që lidheshin me jugosllavët si Tito, Dushan, Miladin. Gjatë periudhës së marrëdhënieve “vëllazërore” me Kinën, falë emrave të vështirë kinezë fatmirësisht nuk patëm imitime. Shyqyr Zotit që edhe emra nga “vëllezërit” vietnamezë, koreanë nuk u bërë modë.
Vihet re se emri i kriminelëve Lenin e Stalin është përdorur edhe për gjininë femërore. Pavarësisht ndryshimeve, elementi komunist i Shqipërisë nuk ka hequr dorë nga vendosja e emrave të tillë.

Megjithatë, elementi antikomunist i kohës, këto dukuri të shëmtuara i kishte kthyer në objekt barsoletash e talljesh. Po tregoj një rast.
Një familje tejet inferiore në një qytet të Shqipërisë, kishte dy djem që quheshin Lenin dhe Stalin. Më i madhi, Lenini, sapo hodhi shtat e ishte bërë zot i vetes, ishte caktuar të kujdesej për higjienën e më të voglit, Stalinit. Për fat të keq të Leninit, Stalini ynë kishte lindur me shëndet të dobët, gjithnjë kishte probleme me barkun. Kësisoj Lenini i madh, vazhdimisht gjatë ditës duhej ta pastronte Stalinin e vogël. Ky veprim përsëritej aq shumë, saqë dëgjohej nga qytetarët disa herë gjatë ditës. Për këtë arsye, në popull përflitej gjithnjë me të qeshur shprehja më e përdorur e nënës së tyre: “Çoho Lenin se u dhi Stalini”.

Më poshtë, nga regjistri i sotëm i gjendjes civile, kam përzgjedhur disa emra me stalina, lenina, marksa, engelsa, molotova dhe zhdanova. Paraqitet vendlindja dhe vitlindja. Për të mos cenuar privacinë, mbiemrat janë paraaitur vetëm me germën e parë. Nesër vazhdojmë me të tjerë emra të çudive sovjetike.

-Stalin Koli M. (30.9.1944), Rrëmbec, Korçë
-Stalina Nazmi M. (1947) Korçë
-Stalina Petro G. (1949) Rërmanj, Lushnje
-Stalinka Velo S. (1966), Kamicë, Shkodër
-Staline Skënder K. (1969), Zhapokikë, Tepelenë
-Stalin Xhevat H. (1998) Rrazë, Krujë

-Lenin Nebi M. (7.1.1944), Fushë-Bardhë, Gjirokastër
-Lenin Mark V. (1947), Dibër
-Lenin Musa D. (1948), Tiranë
-Lenin Kolë K. (1959), Milot
-Lenine Rexhep T. (1960), Zhapokikë, Tepelenë
-Lenin Veis Z. (1962), Buz i Madh, Tepelenë
-Lenin Riza I. (1966), Bulçar, Gramsh
-Lenin Preng R. (1976), Bulqizë
-Lenin Enver K. (1983), Kuturman, Librazhd
-Lenin Ndue D. (1986), Shëngjin, Mirditë

-Marks Asllan Q. (1948) Korçë
-Marks Meto H. (1948) Sarandë
-Marks Andon M. (1948) Tiranë
-Marksi Stavro R. (1951) Varosh, Përmet
-Marksi Kristofor L. (1954) Gjirokastër
-Marksi Abdyl V. (1955) Berat
-Marksi Vangjel Dh. (1959), Bradvicë, Korçë
-Marksi Ymer V. (1960), Berat
-Marksi Josif P. (1964) Strembec, Përmet
-Marksi Vasil H. (1965), Kryevidh, Kavajë
-Marksi Sefer F. (1985), Sul, Devoll
-Marksi Spase D. (1985), Gllomboç, Korçë
-Marks Kujtim H. (1987), Kuç, Vlorë
-Marksi Leven H. (1991), Lulëzim, Tepelenë
-Marks Luan A. (2004), Portëz, Fier

-Engels Halil H. (1956), Tiranë

-Molotov Murat Zh. (1948), Fterrë, Sarandë
-Molotov Lesko Sh. (1957), Gjirokastër
-Molotov Arian K. (1992), Progonat, Tepelenë

-Zhdanov Azem F. (1948), Vlorë
-Zhdanov Miti G. (1948), Pojan, Fier
-Zhdanov Saço S. (1951), Vlorë
-Zhdanov Qako K. (1952), Kutal, Përmet 
-Zhdanov Maliq T. (1953), Shkodër
-Zhdanov Sybi T. (1953), Përmet
-Zhdanov Caush C. (1956), Durrës
-Zhdanova Zef Ll. (1996), Rrëshen

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Kastriot Dervishi-emrat
Pas

Cristiano Ronaldo i pakënaqur me pagën, i kërkon rritje rroge Realit

Para

“Shfuqizimi i Gjykatës Speciale”, deputeti i LDK-së: Thaçi, Veseli e Haradinaj po bëjnë pazar me Kosovën

Para
“Shfuqizimi i Gjykatës Speciale”, deputeti i LDK-së: Thaçi, Veseli e Haradinaj po bëjnë pazar me Kosovën

“Shfuqizimi i Gjykatës Speciale”, deputeti i LDK-së: Thaçi, Veseli e Haradinaj po bëjnë pazar me Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lirimi i Jamarbër Malltezit kundrejt garancisë pasurore, Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik! S’ka shkelur asnjë ligj të vendit

Masa kundër vapës: Greqia ndalon punën fizike jashtë në oraret më të nxehta

Berisha: Karteli Çela mbrohet nga Altin Troplini, sekuestrimet u urdhëruan nga prokuroria italiane, jo nga SPAK

Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën

Elbasan/ I vuri zjarrin varrezave të Shënkollit, nën hetim 33-vjeçari

Presidenti i Republikës Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë

Ndryshon masa ndaj Jamarbër Malltezit, arresti i shtëpisë zëvendësohet me garanci pasurore

Sherr për motive të dobëta mes të rinjve në Lushnjë, njëri përfundon në spital

Nga trafiku i drogës tek aksidentet dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, disa të ndaluar në Durrës në orët e fundit

Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.