19:14 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kastriot Dervishi zbulon dokumentin: Pederastia në Byronë Politike të PPSH-së

20:29 | 18/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kastriot Dervishi zbulon dokumentin: Pederastia në Byronë Politike të PPSH-së

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar ditën e sotme një dokument që tregon për një procesverbal të një mbledhje të fillimit të viteve ’50 në Byronë Politike të PPSH-së.

Dervishi shkruan  se në këtë mbledhje ky emër i njohur “nuk u pranua për instruktor, por kuadri në fjalë u vendos në poste më të larta. Ai është ndër më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë”.

Postimi i plotë:

Pederastia në Byronë Politike të PPSH-së

Në një mbledhje të fillimit të viteve ’50, u diskutuan disa figura që do merrnin poste të rëndësishme në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe në rrethe.

Ndër të tjerë, u propozua për instruktor në KQ një emër i njohur. Askush nuk diskutoi për të. I vetmi që flet kundër tij është Gogo Nushi. Në procesverbalin përkatës, janë shënuar këto fjalë:

“Gogua thotë se ky është me emër të keq. Para lufte ay ka qenë pederast pasiv dhe kjo nuk shkon. Atëherë pranohet të hiqet”.
Të bën përshtypje mungesa e diskutimit në Byronë Politike. Askush nuk e kritikon kuadrin veç G.Nushit. Çështja është mbyllur si me zamkë dhe është kaluar në emra të tjerë.
Nuk u pranua për instruktor, por kuadri në fjalë u vendos në poste më të larta. Ai është ndër më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte edhe “veteran i nderuar” i luftës dhe mbahej ndër kuadrot më të mirë të partisë. Qysh nga viti 1951 ishte sekretar i parë në disa rrethe si Lushnje, Berat, Fier, Peshkopi, etj. Partia e Punës ia dinte vesin e keq. Megjithatë, nuk bë kurrë pengesë që ai të vazhdonte karrierën gjithnjë të sukseseshme në drejtim.

(S.SH/Shuplaka)

 

               

 

 

 

Etiketa: dokumentkastriot dervishi
Pas

Zbulohet kush është mashtruesja që premtonte punë në shtet, kandidate e PS-së për këshillin bashkiak në 2015-ën (FOTO)

Para

Debati për nënën e Skënderbeut, Dritan Hila: Dikur një grek më tha që Skënderbeu ishte grek dhe quhej Jorgo, çfarë bëra unë

Para
Analisti Hila nxjerr përfundime dhe bën disa parashikime për Edi Ramën për 4 vitet që vijnë: Nuk do të ikë për shkak të ekonomisë që nuk ecën, shqiptarët parapëlqejnë të ikin vetë

Debati për nënën e Skënderbeut, Dritan Hila: Dikur një grek më tha që Skënderbeu ishte grek dhe quhej Jorgo, çfarë bëra unë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ofensiva e re e madhe izraelite, vijojnë incidentet vdekjeprurëse mes shpërndarjes së ndihmave në Gaza

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë, reagon Ambasada Amerikane: Shembull i angazhimit ndaj aleancës

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Pjesë e trafikut të drogës në Finlandë, mes 9 të arrestuarve Dorjan Luzaj dhe Geraldo Seferaj (Emrat e të pandehurve)

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Policia franceze arreston tre serbë: dyshohet se me urdhër të Rusisë përlyen me ngjyrë disa objekte hebraike në Paris

”Copernicus”: Tymi nga zjarret në pyjet kanadeze mbërrin në Evropë

Përmbyset autobusi në Meksikë, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.