19:38 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kriza në Bjellorusi/ Islami: Edi Rama është në një pozitë qesharake, ja çfarë do ti këshilloja

18:28 | 21/08/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kriza në Bjellorusi/ Islami: Edi Rama është në një pozitë qesharake, ja çfarë do ti këshilloja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE, ka kërkuar një takim me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi për të zgjidhur situatën e krijuar përmes dialogut, pas zgjedhjeve.

Ish ministri i Jashtëm Kastriot Islami i ftuar në Fax News, duke folur për krizën në Bjellorusi theksoi se roli i Edi Ramës si ndërmjetësues, është në një pozitë qesharake për të luajtur këtë rol.

Islami ngre pyetjen se “Çfarë do të thoshte Lukashenko të shikonte atje përballë Edi Ramën, i cili është hajduti më i madh i zgjedhjeve në të gjithë hapësirën?”.

Po ashtu ish-ministri shtoi se organizata e OSBE-së është turp që ka një njeri si Edi Rama në krye, pasi duhet të ishte vetë objekt i moderacionit.

I pyetur nëse do ti jepte një këshillë kryeministrit Rama, i cili është në rolin e kryetarit të OSBE-së, Islami tha se duhet të jepte dorëheqjen, jo vetëm nga drejtimi OSBE-së po edhe i punëve në Shqipëri, pasi është i paaftë.

“Çështjet e politikës së jashtme janë shumë delikate sepse kanë të bëjnë me shtete të tjera dhe çdo shtet mban shënim se çfarë thuhet qoftë dhe në shtete të vogla siç është Shiqipëria.
Deri më sot është thënë që ka një krizë në Bjellorusi që ka ardhur pas zgjedhjeve të 9 gushtit. Ka ardhur shqetësimi nga BE dhe kryesisht nga Polonia e cila është fqinj me këtë shtet dhe ka ngritur shqetësimin. Polonia ka kërkuar pasi ka paraqitur një plan, ka kërkuar që OSBE të moderojë këtë krizë të ndërhyjë midis opozitës dhe presidentit për të gjetur një zgjidhje.

Lukashenko thotë se ka një tentativë nga jashtë dhe ka akuzuar perëndimin, dhe SHBA që ka orkestruar të gjithë këtë ngjarje. Nëse ngjarja është krijuar nga jashtë nuk mund të pranoj që pikërisht këto që kanë orkestruar ngjarjen të vijnë dhe të moderojnë dhe ka refuzuar kategorikisht moderacionin që mund të vijë nga OSBE me propozim të BE-së apo të Polonisë.

BE ka mbështetur dhe i ka dhënë mesazh OSBE-së, pasi OSBE është një mekanizëm i përbërë nga faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar. Duke qenë se merret me zgjedhjet, është mekanizmi më i përshtatshëm për të luajtur rolin e moderatorit.

Besimi ka ardhur i natyrshëm nga BE të ndërhyjë siç ka ndërhyrë dhe në raste të tjera, por është refuzuar nga Bjellorusia, ku ka thënë që nuk kemi nevojë nuk ka asnjë krizë që mund të zgjidhet nga jashtë.

Krijohet një trojkë, për zgjidhjen e krizës, ish-presidenca e OSBE-së, që ka qenë Sllovakia, presidenca aktuale që është Shqipëria dhe presidenca e ardhshme që do të jetë Suedia. Nëse ka kërkesë nga vendi ku ka krizë shkojnë këto të tre mbi bazën e një plani për zgjidhjen e krizës. Nuk i përgatit Edi Rama me kalamajtë platformën. Kryeministri i Polonisë i ka kërkuar OSBE-së që të dërgonte dhe njerëzit dhe platformën.

Edi Rama është në një pozitë qesharake për të luajtur këtë rol. Çfarë do të thoshte Lukashenko të shikonte atje përballë Edi Ramën i cili është hajduti më i madh i zgjedhjeve në të gjithë hapësirën. Organizata e OSBE-së është turp që ka një njeri si Edi Rama në krye që akuzohet ,imagjino se çfarë mund të thuhej për rastin e Shqipërisë.

Rama është një mizë e vogël përballë këtij buburreci. Lukashenko është sistematik në qendrimin e tij dhe nuk pranon asnjë lloj moderimi të jashtëm. OSBE do të ishte mirë të kërkonin moderacion. Do ti këshilloja të jepte dorëhëjen jo nga OSBE po edhe nga drejtimi i punëve në Shqiqëri. Edi Rama nuk është i aftë nuk është i zoti dhe nuk ka kapacitete për të kryer këtë lloj detyre. Është turp i madh dhe për OSBE-në, pasi vetë Edi Rama duhet të ishte objekt i moderacionit.”- tha Islami.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: kastriot islami
Pas

“Sot, një ditë historike”, Erdogan jep lajmin që turqit e prisnin prej një shekulli

Para

Talat Xhaferi rizgjidhet kryetar i parlamentit më Maqedoninë e Veriut

Para
Më në fund një shqiptar në krye të Kuvendit maqedonas, mijëra protestues ngrihen në revolta

Talat Xhaferi rizgjidhet kryetar i parlamentit më Maqedoninë e Veriut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot nisën pensionet me Italinë, Rama: Do të sjellë lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe italianë

Zjarre në disa bashki të vendit, kërkohet ndërhyrje emergjente me forca shtesë dhe mjete nga ajri

Itali/ U përpoqën të hidhnin kokainën në pusetën e ujërave të zeza për t’i shpëtuar karabinierëve, arrestohen 2 shqiptarët

Paketa gjigante e shkurtimit të taksave dhe shpenzimeve/ Republikanët e Senatit miratojnë mes përplasjeve projektligjin

Edi Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup

Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Korçë/ Dy aksidente njëri pas tjetrit, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

E dashuruar me Vlorën, vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Turqia nuk gjen “qetësi”, evidentohen 4 fronte zjarri në disa rajone

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.