18:58 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Kastriot Islami nga protesta: Kjo qeveri ka rënë, një numër deputetësh nuk do lejonin që vendi të shkonte në kaos

23:18 | 18/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kastriot Islami nga protesta: Kjo qeveri ka rënë, një numër deputetësh nuk do lejonin që vendi të shkonte në kaos

Deputeti i PD-së Kastriot Islami deklaroi se nga protestat e opozitës kërkohet largimi i Ramës, krijimi i një qeverie teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme. 

“Në 2009 PS-ja mori pjesë në zgjedhje dhe Rama ishte i pakënaqur nga rezultati. Pse ishte i pakënaqur sepse kishte një nen në statut që thoshte se duhej të dorëhiqej dhe sajoi një protestë për t’u përligjur. 2013 tregoi se beteja e Ramës ishte një alibi për të shmangur atë pikë të statutit”, tha Islami.

Përsa i përket vijimit të protestave Islami tha se ky është vetëm fillimi i një proteste dhe fillimi i fundit të kësaj qeverie. “Po ta shikojmë me vëmendje Rama ka 4 javë që nuk vjen në parlament. Një nga ministrat e tij ka thënë se mbledhjet bëhen pa prezencën e tij, pra është një qeveri që praktikisht ka rënë. E shikoj dhe në parlament, maxhoranca është e demoralizuar. Pjesa e tjetër e Aleancës, LSI nuk vjen. Kjo qeveri ka rënë”, u shpreh ai.

Ismali deklaroi edhe mundësinë e krijimit të një e një qeverie teknike dhe  tha se ka mënyra për t’u krijuar maxhoranca në parlament.

“Ose Rama të japë dorëheqjen për shkak të protestave popullore, nuk është hera e parë dhe e dyta mundet që nëpërmjet prezencës së qytetarëve që jam i sigurt që do shtohen, Rama të kuptojë që nuk mundet të qëndrojë me arrogancë në pushtet. Ka edhe mënyra të tjera. Ka mënyra për t’u krijuar maxhoranca në parlament. Në qoftë se do ketë ndërgjegjësim të deputetëve për të mos e lënë të rrëshqasë vendin. Në parlament ka një numër të mjaftueshëm deputetësh që nuk do lejonin që vendi të shkonte në gjendje kaotike”, tha Islami për “News 24”. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: kastriot islamajprotesta
Pas

Kim Kardashian sërish bionde, uron për ditëlindje miken e saj më të ngushtë (FOTO)

Para

Stresi në arrati, ja e kush e zëvendësoi në protestë (FOTO)

Para
Stresi surprizon në mesnatë “botën e tij” (VIDEO)

Stresi në arrati, ja e kush e zëvendësoi në protestë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Copëtoi djalin e saj me sëpatë në Itali, nëna zbulon shkakun e vrasjes makabër

I dërguari special i SHBA, Witkoff viziton qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gazë

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, SPAK kërkon pushimin e çështjes për dy të pandehurit

Draft Kodi i ri Penal, reagon Delegacioni i BE në Tiranë: Jemi të shqetësuar, mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes! S’janë në përputhje me standardet Europiane

Pas aksionit të prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit: Kurora e artë e Shqipërisë

Starmer dhe Zelensky përshëndesin ultimatumin e Trump ndaj Rusisë për paqen

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Kreu i Republikës Sprska Milorad Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, unë mbetem president

Zhvillohet samiti i bashkëpunimit midis Turqisë, Italisë dhe Libisë, në fokus emigracioni dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.