07:37 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kastriot Islami: Ramës po i rrëshqet toka, 3 strategjitë e tij për të qëndruar në pushtet (VIDEO)

12:25 | 23/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kastriot Islami: Ramës po i rrëshqet toka, 3 strategjitë e tij për të qëndruar në pushtet (VIDEO)

Në studion e Fax News ka qenë sot i ftuar ish ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, ish-deputet, i cili foli në lidhje me dy çështjet më të nxehta të ditëve të fundit, lirimin e biznesmenti Edmond Bego dhe lënien në arrest shtëpie të Nazer Seitajt, financier i bandës së Habilajve nga Gjykata e Katanias, si dhe aktualitetin politik në Shqipëri në tërësi.

“Rasti i Seitaj nuk duhet të jetë i shkëputur nga rastet e tjera që është arrest shtëpie apo arrest me burg. Thelbi i gjithë kësaj është që qeveria e Ramës është lidhur ngushtë me njerëz me rekorde kriminale. Kjo qeveri mbështetet në një shtyllëdhe ajo është shtylla e oligarkëve, trafikantëve. Rama po e shikon se po i rrëshqet toka dhe mundohet ti mbajë sa më afër oligarkët duke bashkëpunuar dhe mbrojtur ata në çdo situatë. Ose siç është rasti i Ballës i cili dy ditë më parë pranoi lidhjet familjare me Begon. Ai doli hapur pa iu dridhur qerpiku dhe tha: “Po kam lidhje familjare me Edmond Begon”, pra kësaj qeverie nuk i bëhet më vonë se çfarë mendon populli apo si shikohet në sytë e tyre. Një gjë është e sigurtë, lidhjet e Ramës me kriminelët janë bërë pjesë e imazhit të kësaj qeverie.

Duhet të përmendim faktin se Shqipëria është i vetmi vend ku ka deputet me rekorde kriminale, në asnjë vend tjetër nuk ndodh. Problemi më i madh që ka vendi është nëse Rama i drejton këta oligarkë, apo ata po e drejtojnë vendin, ky është problemi më i madh. I gjithë buxheti ka shkuar në duart e këtij grupimi, koncesionet, tenderat, e gjithë kjo ka krijuar një mungesë shprese tek shqiptarët. Gjithçka po shkon keq në familjet shqiptare vetëm për shkak të kësaj situate te krijuar nga Rama.”

I pyetur nga gazetarja e Fax News, Armela Ferko nëse opozita po e bën ashtu siç duhet detyrën që i takon, Islami u përgjigj.

“Rama ka  bërë dy gjëra, ka zhdukur alternativën brenda partisë së vet dhe mundohet të sulomojë alternativën jashtë, ose e dobëson ose bën konsensus me të. Rama ka vepruar duke dobësuar elementët e opozitës, sa herë që shikon një kundërshtar ose e sulmon ose e komprenton duke gjetur lidhjet me të, për ta frikësuar atë. Po ta shikojmë me vemendje janë shumë pak njerëz nga opozita që vazhdojnë luftën me mazhorancën, po pakësohen nga dita në ditë.”

Po ashtu Islami foli dhe në lidhje me situatat e krijuara në parlamentin shqiptar dhe formimin e deputetëve si dhe lidhjet e tyre me krimin.

“Kujtojmë diçka, nëse në vitin 1990 kishe njerëz me formim në parlament, deputet të kualifikuar, me ardhjen e Ramës në 2015-ën, janë zëvendësuar me njerëz me formim të dyshimtë, me rekorde kriminale të cilët janë vendosur në pikat kyçe.

Një nga arsyet që unë ndihesha keq në paralament është se atje nuk të vlerësojnë, nëse ti flet për parime dhe një plan konkret për qeverisje, praktikisht ai parlament në sytë e publikut duket se si është. Rama ka vendosur çdo gjë në kontroll dhe është bërë njësh me krimin.

E vetmja gjë që e tremb tani Ramën  janë vendet e Bashkimit Europian, si Merkeli e cila i dha një ‘shuplakë’, Franca e cila ishte skeptike në hapjen e negociatave.

Shuplakë e cila nisi me mosdhënien e statusit, hapjes së negociatave, ku edhe njeherë tjetër vendet e rëndësishme siç është Gjermania, Franca, nuk shkuan symbyllazi me raportet e përgatitura nga zonja Mogerini, ku thonin se Shqipëria ka bërë reforma fantasike dhe Rama e përdorte si një kartë. Ai thoshte çfarë keni ja institucioni më i rëndësishëm më ka vënë notën 10-të. Ndërkohë që doli Merkel, Macron që i thanë nuk është kështu siç thua ti, se nga të dhënat që kemi ne, e vërteta është ndryshe, i thanë se nuk mund të shkosh larg me punën që po bën. Nuk mund të shkosh larg me komprentimin që po bën. Komisioni Europian i tha:”JO”,  duke shtyrë hapjen e negociatave për vitin tjetër”, tha ai.

(E.V/Faxweb,al)

Pas

Mbyllen tre restorante në Jug, gjendet dhe midhja hurmë e cila është helmuese

Para

Ambasada Amerikane kundër SHBA në Tiranë…ndaj gjeloset Rama…

Para
Ambasada Amerikane kundër SHBA në Tiranë…ndaj gjeloset Rama…

Ambasada Amerikane kundër SHBA në Tiranë...ndaj gjeloset Rama...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.