Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami e ka cilësuar si mburrje të rëndomtë publikimin e telefontaës së kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Islami shkruan se Merkel e di shumë mirë se “Rama i ka bere thirrje amerikaneve te mos e votojne “turpin e njerzimit” duke futur hundet ne punet e brendshme te vendit me te fuqishem te planetit.”
Më tej Islami shkruan se “kancelarja e njeh si kllounin qe tregonte barcaleta qesharake ne tavolinat e takimeve me drejtues te rajonit por edhe nga perpjekjet per ti ngulur thiken pas shpine Gjermanise dhe Europes me ndryshimin e kujfijve ne Ballkan.”
“Rama qenka mburrur sot ne mbremje se ka biseduar ne telefon me Merkel per 60 minuta… Cfare injoranti dhe deliranti mashtrues…Keto jane mburrjet e nje mashtruesi te rendomte e te paskrupullt… Kancelarja e Gjermanise eshte politikane serioze dhe shume e informuar per gjithcka… Ajo e di shume mire se Rama i ka bere thirrje amerikaneve te mos e votojne “turpin e njerzimit” duke futur hundet ne punet e brendshme te vendit me te fuqishem te planetit… Spurdhjakun e Tiranes, kancelarja e njeh si kllounin qe tregonte barcaleta qesharake ne tavolinat e takimeve me drejtues te rajonit por edhe nga perpjekjet per ti ngulur thiken pas shpine Gjermanise dhe Europes me ndryshimin e kujfijve ne Ballkan…Nuk po permend lojrat me marredheniet me Greqine dhe per te bere here arrogantin e here zvarranikun lepires… E tjere e tjere, deri te talljet qe i bente miku i tij i ngushte Vucic qe e cileson “lider global” dhe me te cilin bejne plane nga njera ane per te copetuar Kosoven dhe nga ana tjeter per luajtur lojen e nacionalistit per te fituar pike te kosovaret qe ja kane pire lengun ketij tradhetari te rendomte…!”- shkruan Islami.