02:23 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kastriot Myftaraj i përgjigjet myftiut Gurra: Nëse je burrë, më padit në gjykatë dhe përballemi atje

18:59 | 06/09/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kastriot Myftaraj i përgjigjet myftiut Gurra: Nëse je burrë, më padit në gjykatë dhe përballemi atje

Kastriot Myftaraj ka reaguar pas deklaratës së myftiut Ylli Gurra, i cili sot deklaroi që do ta kallëzonte në polici.

Myftaraj i përgjigjet myftiut duke i thënë: “O Myftiu xhihadist Ali (Ylli) Gurra, nëse je burrë, më padit vërtet në gjykatë dhe atje përballemi”.

Sipas Myftarajt, nëse hapet një gjyq i tillë do të kthehet në një gjyq kundër islamit në Shqipëri.

“Myftiu i Tiranës, turku shqipfolës Ylli Gurra ka thënë se do të pa padisë mua në gjykatë. E ftoj që ta bëjë këtë gjë vërtet dhe të përballemi në gjykatë. E siguroj se gjyqi që do të hapë ai do të shndërrohet në gjyqin kundër Islamit në Shqipëri. Se Ali Gurra nuk e di që ka një dispozitë në Kushtetutën e Shqipërisë që kur Gjykata zbulon se ka një ligj që bie në kundërshtim me Kushtetutën është e detyruar ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.”, shkruan Myftaraj.

Kujtojmë se ditën e sotme, në një shkrim myftiu Ylli Gurra u shpreh se Myftarajn do ta çonte për kallëzim penal.

“Do më duhet ta kallëzoj, se si ngrihet e flet kështu, aq më tepër zotëria në fjalë që pretendon se është një nga flamurtarët e demokracisë e fjalës së lirë, një përbaltje deri në ekstrem. Sigurisht do ta padis sepse vërtet ka qenë i tepruar. Se di për çfarë shkelje të ligjit pretendon se deklarimi s’është i imi”, shkruante Gurra.

REAGIMI I  MYFTARAJT

O Myftiu xhihadist Ali (Ylli) Gurra, nëse je burrë, më padit vërtet në gjykatë dhe atje përballemi

Myftiu i Tiranës, turku shqipfolës Ylli Gurra ka thënë se do të pa padisë mua në gjykatë. E ftoj që ta bëjë këtë gjë vërtet dhe të përballemi në gjykatë. E siguroj se gjyqi që do të hapë ai do të shndërrohet në gjyqin kundër Islamit në Shqipëri. Se Ali Gurra nuk e di që ka një dispozitë në Kushtetutën e Shqipërisë që kur Gjykata zbulon se ka një ligj që bie në kundërshtim me Kushtetutën është e detyruar ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ali Gurra legjitimohet të më padisë në Gjykatë në bazë të ligjit nr.10056, datë 22.1.2009, “Për ratifikimin e ‘Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta”. 

Por ky ligj në nenit 2 të tij thotë:

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është organizim i personave besimtarë myslimanë që shfaqin, shprehin dheiose ushtrojnë bindjet, parimet dhe praktikat fetare të përcaktuara në burimet e legjislacionit islam, shkollën juridike fetare ‘Hanefi’ dhe statutin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Islami është e vetmja nga fetë që kanë arritur marrëveshje me shtetin shqiptar që ka përcaktuar se parimet, bindjet dhe praktikat e saj e kanë prejardhjen nga burimet e legjislacionit, në këtë rast islam. Por legjislacioni islam ka të bëjë me shtetformimin islam, me ndërtimin e shtetit teokratik islamik, jo me ushtrimin e fesë në kuadrin kushtetues laik. Koncepti “burimet e legjislacionit islam” do të thotë që Kurani dhe hadithet (fjalët e Muhamedit) shihen si burime të së drejtës shtetërore, përkatësisht si baza e ligjeve themeltare dhe organike të shtetit, që nga Kushtetuta, legjislacioni penal, civil etj. 

Gjykata e Tiranës ka detyrim që ta çojë Ligjin nr.10056, datë 22.1.2009 në Gjykatën Kushtetuese sepse ai bie qartësisht në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Shqipërisë që sanksionon laicizmin, ndarjen e fesë nga shteti. Madje detyrimi për respektimin e laicizmit gjendet i shprehur edhe në ligjin e mësipërm.

Unë do t’ i paraqes Gjykatës së Tiranës kërkesën e argumentuar për ta çuar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese. Po pres veç që Ali Gurra të më padisë në Gjykatën e Tiranës që të vihet në lëvizje gjithçka. Me shfuqizimin e këtij ligji, Islami bëhet i jashtëligjshëm në Shqipëri. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: kastriot myftarajmyftiu ali Gurra
Pas

Tirana dhe Kukësi luajnë sot për Superkupën e Shqipërisë, formacionet zyrtare

Para

“Të dashur burra duart i keni për t’ia dhënë gruas që të ecin bashkë”, MESAZHI i ndjerë i aktorit kundër dhunës ndaj grave

Para
“Të dashur burra duart i keni për t’ia dhënë gruas që të ecin bashkë”, MESAZHI i ndjerë i aktorit kundër dhunës ndaj grave

“Të dashur burra duart i keni për t’ia dhënë gruas që të ecin bashkë”, MESAZHI i ndjerë i aktorit kundër dhunës ndaj grave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.