Analisti Kastriot Myftaraj, ka komentuar dy deklaratat më të forta të dy muajve të fundit, “nëna e Skënderbeut është sllave” dhe “si varfëria në Shqipëri nuk ka mes shqiptarëve në Mal të Zi”.
Bëhet fjalë për deklaratën e analistit Mustafa Nano si edhe të modeles Emina Çunmulaj. Myftaraj reagon mjaft ashpër ndaj këtyre të dyve, të cilët i quan si anë të së njëjtës medalje të keqe.
Në fakt, reagimi i Myftarajt për Nanon edhe pritej, për shkak se kanë qenë të shumtë ata që e kanë kritikuar analistin. Mirëpo i habitshëm është komenti për Eminën, pasi të gjithë kanë reaguar pozitivisht ndaj intervistës së saj, pasi kishte shkuar për bamirësi tek disa familje të varfra në Shkodër, ku një rast i veçantë e kishte prekur tej mase. Por siç duket Myftaraj ka një përshtypje tjetër nga shumica.
“Nga mënyra sesi foli Emina kuptohet se ajo i mori dy qeset me ushqime dhe shkoi në shtëpinë e asaj plakës për të bërë këtë deklaratë, jo bamirësi. Konkluzioni i saj është shumë i poshtër: Shqiptarët e Shqipërisë i braktisin nënat e tyre.
Kjo ide nuk mund të vijë nga truri i ish-bareshës së lopëve të fshatit Nanhelmës të Hotit në Mal të Zi. Dikush e përdori Eminën si manikine folëse. Ashtu si kur ajo tha në të njëjtën intervistë se shqiptarët dhe iranianët kanë shumë gjëra të përbashkëta.”, shkruan Myftaraj.
KOMENTI I MYFTARAJT
Mustafa Nano dhe Emina Çunmulaj, si anë të së njëjtës medalje të keqe
Nuk ka shembull në botë që një popull, një shoqëri, një vend, të jetë zhvilluar ekonomikisht, të jetë pasuruar, të ketë arritur mirëqenien ekonomike, pa i dhënë rëndësi dinjitetit, pa e mbrojtur atë. Një popull, një shoqëri që nuk rrin të kuptojë se si ia prekin dinjitetin, si ia shkelin atë, nuk mund të kuptojë as shkaqet e varfërisë dhe mjerimit të vet, dhe as sesi ndryshohet kjo gjendje.
Nuk është rastësi që pothuajse në të njëjtën kohë Mustafa Nano dhe Emina Çunmulaj, dy njerëz në pamje të parë të ndryshëm sa më s’ bëhet, folën për nënën. Mustafa Nano foli për nënën e Skënderbeut, të cilën e quajti serbe. Është e vërtetë që Mustafa Nano e kishte thënë këtë në një libër të botuar disa muaj më parë, por tani u vu në fokus të medias ajo çka kishte shkruar ai. Dhe kjo nuk ndodhi rastësisht. U prit të kalonte periudha e zgjedhjeve parlamentare që kjo tezë të qarkullohej në media, për të pasur efekt kulmor.
Emina Çunmulaj, një top modele, ose më saktë një tip modeleje, mori dy qese me ushqime dhe shkoi në një fshat të Shkodrës, për të bërë bamirësi në shtëpinë e një plake dhe me këtë rast u intervistua gjatë në një televizion, ku tha se në Mal të Zi nuk ndodh që ta braktisin nënën ashtu siç kishte parë në atë fshat të Shkodrës. Nga mënyra sesi foli Emina kuptohet se ajo i mori dy qeset me ushqime dhe shkoi në shtëpinë e asaj plakës për të bërë këtë deklaratë, jo bamirësi. Konkluzioni i saj është shumë i poshtër: Shqiptarët e Shqipërisë i braktisin nënat e tyre.
Kjo ide nuk mund të vijë nga truri i ish-bareshës së lopëve të fshatit Nanhelmës të Hotit në Mal të Zi. Dikush e përdori Eminën si manikine folëse. Ashtu si kur ajo tha në të njëjtën intervistë se shqiptarët dhe iranianët kanë shumë gjëra të përbashkëta. Intervista e saj bëri bujë të madhe dhe qarkulloi në të gjithë llojet e mediumeve, në hapësirën shqiptare.
Thëniet e Eminës dhe të Mustafait plotësojnë njëra-tjetrën. Shqiptarët e Shqipërisë i braktisin nënat, tha Emina. Nuk mund të mos nënkuptohet se edhe nënat e Shqipërisë kanë qenë të këqija meqënëse kanë rritur djem që i braktisin ato. Skënderbeu, një shqiptar i Shqipërisë së sotme shtetërore, e kishte nënën serbe prandaj nuk e braktisi dhe u bë njeri i madh me virtute.
Mustafa Nano me ato që tha për nënën e Skënderbeut vërtetoi vetëm thënien e Marksit se komunistët nuk kanë atdhe. Marksi te Manifesti Komunist thotë se proletarët nuk kanë atdhe. Komunistët Marksi i quan pararoja e proletariatit, pra komunistët jo vetëm duhet të jenë të vetëdijësohen për urrejtjen ndaj atdheut, por edhe të vetëdijësojnë proletarët. Mustafa Nano ka qenë komunist, anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë (komuniste), deri në moshën 32 vjeç. Psikologjia na thotë se përtej moshës 30 vjeç, njeriut nuk mund t’ i ndryshohet mendësia e formësuar me metoda manipuluese, siç bënin partitë totalitare.
Emina Çunmulaj me ato që tha nuk provoi gjë tjetër veçse që ajo është bërë manikine folëse e propagandës së zezë antishqiptare. Shoqata me të cilën “bashkëpunoi” Emina për këtë bamirësi me dy qeset e saj me ushqime, është një shoqatë e muslimanëve praktikues.
A thua vërtet ishte Emina aq shumë e tronditur nga mjerimi që pa në atë fshat? Nëse do të kishte qenë vërtet kështu kjo femër që thotë se është pasuruar nga profesioni i vet, e martuar me një burrë që ka 150 milionë dollarë pasuri, do të kishte blerë në moment një shtëpi për të krijuar një azil qoftë edhe të vogël për pleqtë e braktisur, qoftë edhe 20 të tillë. Sepse bamirësi me dy qese me ushqime, bëjnë mijëra vajza e djem në Shqipëri, por pa pasur mbulim medial veprimi i tyre dhe as ata nuk e kërkojnë këtë gjë.
Ata që thonë se megjithatë gjesti dhe fjalët e Eminës duhen përgëzuar, pasi ajo dha një ndihmë bëri një sensibilizim të opinionit publik, bëjnë gabimin e madh, duke mos kuptuar sesi bamirësia përdoret si mbulesën për propagandën e keqe.
At Gjergj Fishta e ka thënë bukur: “Dhjet dreqi në prrue,/mshin bythën për mue!”
Kjo bija e dreqit vjen e dhjet në derë të një shtëpie në Shqipëri dhe mshin bythën pas medias shqiptare, e cila i shërben asaj sikur ta kishte paguar për publicitet.
Turp për faqezezën islamike shqipfolëse nga Mali i Zi, turp për krejt median shqiptare këtej e andej kufirit.
Nëse një top modele e njohur amerikane do ta kishte bërë këtë veprim në Amerikë, duke shkuar fjala vjen në një familje të varfër indigjenësh ose zezakësh (në Amerikë ka shumë pleq të braktisur) dhe të kishte thënë ato që tha, të nesërmen do të ishte e detyruar të largohej përgjithmonë nga Amerika, jo e detyruar nga shteti, por nga reagimi publik. (D.D/Shuplaka)