Këngëtari dhe moderatori Kastro Zizo ka treguar në emisionin e tij “Late Night Shoë” se miku i tij Gjergj Kaçinari “i bie qylit”, sa herë që ulen në tavolinë sëbashku. Gjergji Kaçinari ishte I ftuar në emisionin e Kastro Zizos, I cili u përgjigj me batutë se do ia shlyente këtë borxh.
“Sa herë më vjen Gjergji, kur jam unë, sepse jam pak i xhymertë, se e di që në jetën e vet pi birra modeste, merr uiski 10 mijë lekë tekja. Dy tre herë ke pirë nga dy dopjo, thua erdha, por ikën dhe nuk vjen më kurrë. Dhe gjithmonë unë dhe Renisi paguajmë. Çfarë qesh se unë të bëj qepaze”, i është drejtuar Kastro Gjergj Kaçinarit.
Gjergji u shpreh se kishte 5 muaj që nuk konsumonte alkool.
“Unë kam pesë muaj që nuk pi alkool, me çfarë do e shlyesh me ujë?”, iu përgjigj Kastro.