Dita e sotme është vendimtare për Katalonjën që kërkon pavarësinë nga Spanja. Mirëpo gjatë referendumit, në Katalonjë janë shënuar qindra incidente dhe përleshje midis policisë dhe qytetarëve.
Kryebashkiaku i Barcelonës thotë se të paktën 460 persona janë plagosur pasi policia ka përdorur forcën për të parandaluar votimin në referendumin e pavarësisë së Katalonjës.
Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalë një sondazh që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.
Oficerët e policisë po i pengojnë njerëzit të votojnë dhe të marrin fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit. Mirëpo po ndeshen me rezistencën e qytetarëve të cilët kërkojnë ta ojnë referendumin deri në fund.
Në kryeqytetin e Barcelonës, policia ka përdorur shkopinj dhe plumba të gomës gjatë protestave pro-referendum.
Ndërkohë, ministria e brendshme e Spanjës tha se 12 policë u plagosën dhe tre persona u arrestuan. Ndërsa shton se 92 vendvotime ishin mbyllur.
Po ashtu, BBC shkruan se Policia kombëtare dhe Garda Civile e Spanjës – një forcë paraushtarake e ngarkuar me detyrat e policisë , u dërguan në Katalunjë në numër të madh për të parandaluar votimin.
Kreu katalanas Carles Puigdemont tha para mediave: “Përdorimi i pajustifikuar i dhunës nga shteti spanjoll nuk do të ndalojë vullnetin e popullit katalanas”. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post