Presidenti i Parlamentit të Katalonjës Roger Torrent, ka thënë se pas bisedimeve me partitë në Parlament, është propozuar, që Presidenti i ri të jetë sërish Carles Puigdemont.
Gara për Presidentin do të nisë në 31 janar. Kandidatët do paraqesin programin qeveritar dhe më pas do kalojnë në zgjedhje. Nga ana tjetër, qeveria qendrore e Spanjës ka paralajmëruar se do ndërmerren hapa juridikë nëse diçka e tillë ndodh.
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, tha se një President duhet të jetë në vendin e tij, jo në eksil.
Ai ‘kërcënoi’ kur tha se nëse president zgjidhet Puigdemont, atëherë qeveria në Madrid do marrë në dorë situatën.
Urdhër i ri arresti ndërkombëtar
Puigdemonti tha se pas fitores të partive separatiste, ai do prezantonte programin e tij qeveritar në lidhje direkte nga Brukseli. Puigdemont është i rrezikuar nga arresti i menjëhershëm, nëse shkel në Spanjë. Ai akuzohet për rebelim, dhe kryengritje. Në Spanjë u mbajt një referendum për pavarësinë dhe shkëputjen e Katalonjës nga Spanja, dhe Puigdemont ishte në krye të revoltës popullore.
Ish-Presidenti i Katalonjës shkoi të hënën në Danimarkë, ku do merrte pjesë në një debat në Kopenhagen.
Pas kësaj, tensionet u ringritën, dhe Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës kërkoi që të ripërtërihet urdhëri i arrestit në BE për Puigdemont-in.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post