22:30 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Katari dënon sulmin iranian ndaj bazës amerikane: Shkelje e sovranitetit tonë

12:08 | 24/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Katari dënon sulmin iranian ndaj bazës amerikane: Shkelje e sovranitetit tonë

Katari ka dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, duke dënuar sulmin me raketa të Iranit ndaj bazës ushtarake Al-Udeid, e cila menaxhohet nga forcat amerikane dhe ndodhet në territorin e Katarit.

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, thuhet se sulmi përbën një “përshkallëzim jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe një shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit”.

Më tej, në letër theksohet se sulmi i Gardës Revolucionare Islamike Iraniane përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë rajonale.

“Shteti i Katarit nënvizon se rezervon të drejtën për të reaguar drejtpërdrejt në një mënyrë të barasvlershme me natyrën dhe përmasat e këtij agresioni të hapur, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare,” vijon deklarata.

Screenshot 2025-06-24 115740

Katai ka bërë të ditur gjithashtu se ka thirrur ambasadorin iranian për sqarime.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqai, ka reaguar duke thënë se sulmi i së hënës ndaj bazës ushtarake Al-Udeid “nuk kishte asnjë lidhje me shtetin e Katarit”.

“Veprimet e Iranit ishin akt vetëmbrojtjeje,” tha ai në një postim në rrjetin social X.

“Irani mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj politikës së fqinjësisë së mirë me shtetin e Katarit dhe vendet e tjera fqinje,” shkruan Baqai.

Ai shtoi gjithashtu: “Ne jemi të vendosur të mos lejojmë që agresionet kriminale dhe politikat armiqësore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit të krijojnë përçarje mes nesh dhe vendeve vëllazërore të rajonit.”

Pas

Raporti i Europol: 58 akte terrori në Bashkimin Evropian gjatë 2024-ës

Para

SPAK kërkon 69 vite burg për 6 të pandehur në dosjen “Metamorfoza 2”

Para
SPAK kërkon 69 vite burg për 6 të pandehur në dosjen “Metamorfoza 2”

SPAK kërkon 69 vite burg për 6 të pandehur në dosjen “Metamorfoza 2”

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.