Banorët e shtetit të Katarit kanë nxitur për në supermarkete për të blerë ushqime teksa Arabia Saudite ka mbyllur kufirin e vetëm tokësor me këtë shtet, raporton Doha News.
Banorët nxituan sot produktet kryesore ushqimore.
Blerjet masive ndodhën pas njoftimit të mëhershëm nga Riadi zyrtar se kufiri tokësor midis Arabisë Saudite dhe Katarit, i vetmi për importet në vendin e vogël, u mbyll.
Pothuajse 40% e ushqimit të Katarit vjen nëpërmjet kësaj rruge tokësore.
Katari prodhon më pak se 10% të ushqimit për banorët e vet dhe kështu detyrohet të importojë.
Mbyllja e kufirit vjen pas ndërprerjes së lidhjeve diplomatike me Katarin nga 6 shtete, si Bahreini, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.
Katari akuzohet nga fqinjët e saj se po mbështet grupet terroriste.
Riadi po ashtu ka ndalur trafikun ajror dhe detar me Katarin. (M.D/Shuplaka)