Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras shpalli 3 ditë zie kombëtare pas zjarreve që përfshinë Atikën Lindore dhe që morën jetën e më shumë se 60 njerëzve.
Megjithëse numri i të vdekurve zyratrisht është 50 persona, mediat raportojnë se numri i viktimave është më i lartë, ndërsa trupat janë gjetur në zonat më të prekura. Gjithashtu dhjetra njerëz janë raportuar të humbur.
Në një fjalim televiziv të martën, Tsipras u zotua se qeveria do të ndihmojë të gjithë ata që janë goditur nga fatkeqësia.
Pjesë nga fjala e Cipras:
Greke dhe grekë,
Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjenjat tona ne keto momente. Vendi po perjeton një tragjedi të padegjuar me pare. Kemi humbur dhjetëra jetë njerëzish.
Dhe kjo është e padurueshme për të gjithë. Më shumë për familjet që humbën të dashurit e tyre. Por edhe për ata si ne që janë në pozita përgjegjësie. Për ata që kuptojnë se nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta njerëzore.
Sot Greqia është duke mbajtur zi në nder te atyre që kane vdekur, e ne shpallim zi kombëtare për tre ditë. “Nuk duhet ta lejojme zinë te na mposhte, sepse këto orë janë orë beteje, bashkimi, guximi dhe mbi të gjitha solidariteti.
Sepse vetëm kështu, së bashku, mund të qëndrojmë kundër tragjedisë. Greqia po kalon një provë të madhe. Tani është koha e mobilizimit dhe luftës. Lufta për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Lufta për të mundur zjarrin. Gara për të gjetur persona të zhdukur”.
Të gjithë viktimat deri më tani janë gjetur në zonën midis Rafina dhe Nea Makri, veçanërisht në vendpushimet e Mati dhe Kokkino Limanaki, ku ata u bllokuan nga flakët në shtëpi dhe makina ose u mbytën në det në përpjekjen për të shpëtuar.
Sipas informacioneve, të plagosur janë 156 perona, nga të cilat 11 janë në gjendje kritike.
Raportet paraprake sugjerojnë se më shumë se 1,000 shtëpi janë shkatërruar nga flakët.