Kryeministri grek Alexis Tsipras është shprehur se tragjeditë me zjarret në Atikë dhe Mati do të shërbejnë si alarm për ndryshime të mëdha.
Sipas tij ndryshimet klimatike do ta përballin vendin më shpesh me rreziqe nga zjarret dhe përmbytjet, prandaj duhet të ndërtohet një sistem mbrojtës që të mos përsëriten më tragjedi të tilla.
“Të dy tragjeditë e mëdha të zjarreve të ndodhura në Atikë në Mandra dhe Mati, janë alarm dhe shkak për ndryshime të rëndësishme. Duhet të forcojmë siç duhet mekanizmin e parandalimit dhe mbrojtjes që të mos përsëriten kurrë tragjedi të tilla. Ndryshimi i klimës do të na përballi më shpesh me mot ekstrem, të tilla si erërat e forta dhe shi, dhe ne duhet të përmirësojme protokollet e mbrojtjes civile kundër përmbytjeve dhe zjarreve“, theksoi kryeministri Tsipras
(M.Q/Faxweb)