Mbretëresha Elizabeth është ndoshta personazhi më karizmatik i familjes mbretërore britanike, njëherazi edhe më jetëgjata në drejtimin e saj. Ajo ka treguar që është mbështetësja më e madhe e familjes së saj, sidomos dukës së Cambridge Willim dhe dukës së Sussex-it, Harry.
Ndërkohë që të gjithë mendonin se mbretëresha nuk do të mbështeste lidhjen e tij të dashurisë me Meghan Markle, e cila u kurorëzua në martesë 2 javë më parë, 92-vjeçarja jo vetëm që u dha bekimin e saj, por edhe është ‘’fansja’’ e tyre më e madhe.
Mbretëresha e Britanisë së Bashkuar mban në një prej ambienteve të Buckingham Palace fotografinë e tyre. Gjithçka është zbuluar ditën e djeshme. Ndërkohë që mbretëresha po priste Komisionerin e lartë të Australisë në Mbretërinë e Bashkuar, George Brandis, në një tavolinë të vogël ku gjendeshin edhe fotografi të tjera të familjes u duk qartë edhe një fotografi e Harryt dhe Meghan.
(M.Q/Faxweb)