Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 25 qershorit, kreu i Partisë Demorkatike deklaroi se zgjedhjet ishin manipuluar dhe votat ishin të blear me paratë e krimit.
Mirëpo fondacioni gjerman “Konrad Adenauer” , ka bërë një analizë për ka përgatitur një analizë për zgjedhjet në Shqipëri.
Sipas analizës, katër faktorët për dështimin e PD-së janë:
- Protesta në çadër dhe bojkoti parlamentar. Strategjia e opozitës ekstra-parlamentare nuk bindi bazën e tyre elektorale apo votuesit e lëkundur se PD është një alternativë e përgjegjshme politike ndaj PS.
- Mungesa e skuadrave përgjegjëse për organizimin dhe betejën elektorale. Në vend të kësaj, kryetari i PD Lulzim Basha u përfshi në mikro-menaxhimin e fushatës.
- Mungesa e demokracisë së brendshme. Hartimi i listave vetëm nga kryetari i PD, shkaktoi shumë trazira dhe grindje brenda partisë. Në publik nuk u kuptua se përse shumë politikanë të njohur të PD-së, si Topalli, Bregu apo Patozi, mungonin në lista. Për më tepër, në listë mungonte edhe kryetari i angazhuar i organizatës rinore dhe shumë drejtues të organizatave lokale të partisë. Po kështu, as forumet e rëndësishme të partisë nuk u përfshinë në vendimet e kryetarit.
- Mungesa e komunikimit të programit politik dhe financiar.Programi u hartua në bashkëpunim me këshilltarë politikë gjermanë, si një alternativë e qartë rregullatore ndaj politikës aktuale qeverisëse. Por ai u paraqit shumë vonë në publik dhe nuk u shpjegua në mënyrë të mjaftueshme. (D.D/Shuplaka)