20:48 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Katër ditë nga supersfida me Italinë, nis grumbullimi i lojtarëve të Kombëtares (MUNGESAT)

07:29 | 20/03/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Katër ditë nga supersfida me Italinë, nis grumbullimi i lojtarëve të Kombëtares (MUNGESAT)

Kjo javë do të jetë padyshim gjithë sy e veshë në drejtim të ndeshjeve të Kombëtrares Shqiptare të futbollit. Dhe kush më shumë sesa ndeshja me Italinë do të na entuziazmojë të gjithëve.

Kur na ndajnë edhe katër ditë nga ndeshja e shumëpritur ka nisur grumbullimi i lojtarëve kuqezi pëqr sfidën me Italinë po edhe për miqësoren me Bosnjen.

Një grumbullim disi ndryshe, me shumë lojtarë të dëmtuar dhe një pjesë me pak minuta në këmbët e tyre. Gjithsesi, kjo nuk pengon askënd nga ata që ka thërritur Xhani de Biazi që të jetë i motivuar dhe i bindur për të dhënë maksimumin, shkruan ‘’TCH’’.

Azdren Llullaku është ndër të parët e mbërritur, gjendja e tij është maksimale dhe ai shprehet i gatshëm të luajë edhe në mbrojtje, jo vetëm në repartin e avancuar, ku e ka vendin. 

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por mendoj se jemi të gatshëm dhe të motivuar. Kemi nevojë për pikë dhe do të ikim në Itali me këtë mendim në kokë. Edhe në mbrojtje të luaj, nuk ka problem. Shpresoj vetëm që të luaj”, deklaron Llullaku.

Taulant Xhaka, pas fitores së një nate më parë të skuadrës së tij Bazelit, ka mbërritur të dielën në aeroportin “Nënë Tereza”. 

“Duhet të luajmë siç kemi luajtur deri më tani. Nuk duhet ta presim Italinë, por ta sulmojmë ne të parët. Jam gati të sakrifikoj kudo për të luajtur”, u shpreh Xhaka.
Edhe Amir Abrashi duket të ket hedhur pas shpine dëmtimin e tij që e mbajti gjatë jasht fushës së lojës: “Kam pasur probleme sepse u ktheva i dëmtuar nga ndeshja me Spanjën. Ka 3-4 javë që po stërvitem, por skuadra ka ecur mirë dhe trajneri nuk ka ndryshuar formacion”.

Ndërkohë, përgatitësi atletik Alberto Bella shpreson tek mrekullitë dhe kërkon t’i shohë vetë me kujdes gjendjen e lojtarëve, pavarësisht çfarë flitet për gjendjen e tyre fizike, për të bërë vlerësimet përfundimtare. 

“Fakti që lojtarët kanë ardhur një ditë përpara fillimit të grumbullimit është një shenjë shumë e mirë që ne të kemi mundësi të monitorojmë nga afër gjendjen e tyre. Mund të them se 5-6 lojtarë janë rikthyer të luajnë prej pak kohësh, për këtë arsye duhet të vlerësojmë gjendjen e tyre me kujdes në fundin e javës së ardhshme, përpara ndeshjes, sepse më përpara është e pamundur”, tregon përgatitësi atletik.

 

Etiketa: grumbullimi i lojtarevekombetarja shqiptaresfida me italinesport
Pas

Tramezani me një këmbë te shkarkimi, Presidenti i Luganos: Skuadrës i ka munguar siguria

Para

Kundër hyrjes së refugjatëve, Bullgaria me masa konkrete në kufi me Turqinë

Para
Kundër hyrjes së refugjatëve, Bullgaria me masa konkrete në kufi me Turqinë

Kundër hyrjes së refugjatëve, Bullgaria me masa konkrete në kufi me Turqinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“ZRRE është degë e partisë në pushtet”, grindja nga Kuvendi kalon në energji, LDK-PDK akuza VV

Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

Miratohet VKM, qeveria zgjat qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

Rihapet pas 10 vitesh ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë, ministri Hasani: E rëndësishme për forcimin e partneritetit

Netanyahu: Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza është kusht për t’i dhënë fund luftës

Audienca e parë publike në sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leo XIV bën thirrje për ndihma humanitare në Gaza dhe për t’i dhënë fund armiqësive

Kaja Kallas nesër viziton Kosovën, parashikohen takime me krerët e partive politike

Spanjë/ Pjesë e organizatës që trafikoi 1,1 tonë kokainë, shqiptari arrestohet pasi e ‘spiunuan’ banorët me një video në rrjetin social! Vlera e drogës mbi 500 mln euro

Irani ngul këmbë se s’do ta ndalë pasurimin e uraniumit, me gjithë trysninë nga SHBA

Zyrtare/ Flick-Barça, zgjatet bashkëpunimi, rinovohet kontrata e trajnerit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.