06:19 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Katër fëmijë dhe një i rritur u plagosën nga sulmi me thikë në Francë, Macron: Ndodhi në mes të ditës, është arrestuar autori

12:24 | 08/06/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Katër fëmijë dhe një i rritur u plagosën nga sulmi me thikë në Francë, Macron: Ndodhi në mes të ditës, është arrestuar autori

Katër fëmijë dhe një i rritur janë plagosur në një sulm me thikë në qytetin piktoresk Annecy në Alpet Franceze.

Të paktën tre nga viktimat janë në gjendje kritike në spital.

Rreth orës 9:45 të mëngjesit, një burrë i armatosur me thikë hyri në një kënd lojërash për fëmijë pranë liqenit të famshëm të qytetit dhe sulmoi një grup fëmijësh të moshës rreth tre vjeç teksa luanin, tha një burim sigurie dhe një zyrtar lokal për AFP.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, shkroi në Twitter se ishte një akt “frikacake absolute” dhe kombi ishte në tronditje.

Një dëshmitar, i quajtur Nelly, tha për radion France Info: “Njerëzit vraponin, qanin, paniku … ishte e tmerrshme.”

Deputetja e Haute-Savoie Virginie Duby-Muller tha për BFMTV: “Jam e tmerruar… të sulmosh fëmijët është e neveritshme. Është e paimagjinueshme ajo që ndodhi sot në mëngjes këtu në një vend kaq të qetë dhe paqësor, një vend i dashur nga banorët dhe turistët. Jemi të tronditur.”

Policia kombëtare, në vend të hetuesve anti-terroristë, po drejton hetimin. Policia fillimisht tha se gjashtë fëmijë ishin plagosur.

Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, shkroi në Twitter se i dyshuari “është arrestuar falë reagimit të shpejtë të forcave të sigurisë”.

“Disa njerëz, duke përfshirë fëmijë janë plagosur nga një individ i armatosur me thikë në një shesh në Annecy,” shkroi ai në Twitter.

France Info raportoi se burri ishte 32 vjeç, mbante letra identiteti siriane dhe ishte azilkërkues. BFMTV raportoi se burri kishte statusin e refugjatit.

Kryeministrja, Élisabeth Borne, po udhëtonte për në vendngjarje dhe deputetët në parlamentin kombëtar mbajtën një minutë heshtje pasi lajmi për sulmin u përhap në mediat franceze.

Pas

Plagosi me thikë bashkëshorten për motive xhelozie, Gjykata e Korçës jep vendimin e ‘prerë’ për Aleko Myrtollarin

Para

FOTO/ Basha nis lobimin me deputetët? Mbledh në takim ata që kundërshtuan zgjedhjet e 29 Korrikut

Para
FOTO/ Basha nis lobimin me deputetët? Mbledh në takim ata që kundërshtuan zgjedhjet e 29 Korrikut

FOTO/ Basha nis lobimin me deputetët? Mbledh në takim ata që kundërshtuan zgjedhjet e 29 Korrikut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.