Kryeministri Edi Rama njihet nga të gjithë tanimë se është tifoz i zjarrtë i skuadrës italiane të Juventusit, pasi këtë nuk nguron ta shprehë në çdo mënyrë të mundshme. Mirëpo pas katër golash të pësuar, disfata ishte mjaft e rëndë për Juventusin mbrëmjën e sotme dhe në stadiumin “Millennium”, mbret i Eurozonës u shpall Real Madrid.
Rama po e ndiqte ndeshjen live nga fusha e blertë e Kryeministrisë, sëbashku me të tjerë tifozë të futbollit.
Mirëpo “Ballkanëeb” ka publikuar edhe një video mjaft interesante , ku kryeministri shihet duke braktisur ndeshjen akoma pa përfunduar. Siç duket nuk ia bënte zemra të shihte duke humbur skuadrëne tij të zemrës. (D.D/Shuplaka)