Në bregdetin grek, forcat policore vazhdojnë të zbulojnë drogë. Këtë radhë në brigjet e Korfuzit janë gjetur plot 35 kilogramë e 700 gramë lëndë narkotike, e cila nuk bëhet me dije ende se cilit lloj i përket. Sasia e lëndës narkotike u gjet në zonën detare të quajtur “Tsaki Benitson”.
Mediat greke bëjnë me dije se droga ishte e ndarë në 4 pako, që pulsonin pranë bregut të detit. Deri më tani nuk dihet se nga ka ardhur droga dhe cilët janë autorët, megjithatë policia ka nisur hetimet. (D.D/Shuplaka)