11:23 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Katër të arrëstuarit në Shkodër për terrorizë: “Jemi ndaluar për shkak të besimit”

16:39 | 06/11/2016
në Sociale, Te Fundit
0

Pasditën e të shtunës dhe mëngjesin e të dielës, oficerët e policisë së Shkodrës kanë marrë në pyetje katër të arrestuarit të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS.

Ata kanë mohuar akuzat e ngritura nga organi i prokurorisë, duke thëne madje se nuk njohin njëri-tjerin.

30 vjeçari, Ergys Fasllia, i dyshuar si një nga organizatorët dhe me profesion berber në qytetin e verior ka mohuar njohjen me dy të ndalurit e tjerë, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani.

Ai ka mohuar gjithashtu se ka patur rol në propagandimin e luftës në Siri dhe dërgimin e besimtarëve myslimane atje. Sipas Fasllisë ata janë prangosur për shkak të besimit të tyre islam dhe devotshmërisë së tyre ndaj kësaj feje.

Fasllia ka pranuar se njeh vetëm të ndaluarin Bekim Protopa, i cili është mjek në Malësinë e Madhe dhe banues në qytetin e Shkodrës.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Xhezair Fishti, i cili është me profesion hoxhë dhe banues në Dibër.

Ai nuk ka pranuar akuzat e ngritura dhe për tepër ka sqaruar se nuk i njeh Ergys Fasllinë dhe Bekim Protopapën.

Edhe Medat Hasani i ndaluari i katërt për këtë çështje ka sqaruar se nuk ka dijeni për akuzat e ngritura. Fishi dhe Hasani i kanë thënë hetuesve se po persekutohen për shkak se janë myslimanë.

Por pavarësisht këtyre deklarimeve prokuroria ka ngritur për këtë persona akuzën kryerjes së veprave me qëllim aktet terroriste si dhe nxitjen e urrejtjes ose grindjes nder fetare.

Prokurorët e Krimeve të Rënda thonë se kanë si prova për të ndalurit: përgjime, filmime dhe fotografi që vërtetojnë se ata njihen me njeri-tjetrin dhe kanë kryer veprime aktive për të propaganduar luftën në Siri dhe të ndikojnë tek individë të ndryshëm për t’i dërguar në luftë.

Në tre maj të këtij viti Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 126 vite burg 9 persona të akuzuar për xhihadizëm. Në bashkëpunim me njeri-tjetrin ata kishin dërguar në luftoni përkrahë Shtetit Islamik rrert 90 shqiptarë.

Pas

Kukësi mposht Vllazninë dhe ngjitet në krye të tabelës, lë pas Skëndërbeun

Para

Goditet dhe grabitet në mënyrë spektakolare adoleshenti në zonën e ish-Bllokut

Para

Goditet dhe grabitet në mënyrë spektakolare adoleshenti në zonën e ish-Bllokut

 



Të Fundit

​Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, Kurti kërkon hetim të shpejtë për zbardhjen e rastit

Shpërthejnë protestat në Malin e Zi, shkak dhënia e çmimit prestigjioz shkrimtarit Beqir Vukoviq, i njohur si mohues i kombit malazez

Mbrojtja Civile e Hamasit: 20 të Vdekur në Sulmet Izraelite në Gaza Gjatë Natës

FOTO, ja kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

Manëz, Durrës /Arrestohet 37-vjeçari që u kap në flagrancë duke kujdesur për bimë narkotike, asgjësohen 150 rrënjë Cannabis Sativa

Moska kryen sulm rekord me dronë në Ukrainë pasi Trump kritikoi presidentin rus

Kundër shembjes së ndërtimeve, banorët e Thethit përplasen me policinë

28-vjeçari belg humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat, dyshohet se ishte në gjendje të dehur

Operacioni “Operacionalja 53”/ Arrestohet në Tiranë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Detaje të reja nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari me mavijosje në qafë, dyshohet se është mbytur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.