08:48 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Katër të vrarë në Nju Jork në një sulm me thikë

16:53 | 03/12/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Katër të vrarë në Nju Jork në një sulm me thikë

Katër persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, dhe tre të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me thikë në Kuins të Nju Jorkut.

Policia i ka gjetur viktimat në një shtëpi, së cilës i është vënë flaka.

Burri i dyshuar i ka therur dy zyrtarë policorë, para se të qëllohej me armë zjarri nga njëri prej zyrtarëve të plagosur.

I dyshuari është dërguar në spital, ku është konfirmuar si i vdekur.

Në një konferencë për media nga spitali, policia e ka konfirmuar se ka pranuar një thirrje dhe “një grua e re ka thënë se kushëriri i tij është duke i vrarë anëtarët e familjes”.

Dy zyrtarë policisë kanë arritur në zonë dhe e kanë parë një burrë duke ecur me valixhe.

Kur zyrtarët kanë tentuar të flasin me të, ai e ka nxjerrë një thikë dhe e ka therur një zyrtar në qafë dhe gjoks, dhe të dytin në kokë.

Njëri prej policëve, më pas, ka arritur të nxjerrë armën dhe ta qëllojë të dyshuarin.

Kur kanë arritur përforcimet në atë zonë, ata e kanë gjetur një 11-vjeçare në prag të shtëpisë.

Ajo është dërguar në spital, mirëpo më vonë ka vdekur prej plagëve.

Shërbimet e emergjencës, më pas, i kanë gjetur edhe tre trupa të vdekur në shtëpi: një 12-vjeçar, një 44-vjeçare dhe një burrë në të 30-at.

Një grua 61-vjeçare është dërguar në spital me shumë plagë të thikës.

Policia beson se të gjitha viktimat kanë vdekur prej sulmeve me thikë.

Policia e Nju Jorkut e ka identifikuar të dyshuarin si Courtney Gordon, 39-vjeçar, i cili është arrestuar më parë për dhunë familjare në Bronks.

Ai ka qenë duke i vizituar disa anëtarë të familjes në Kuins, në kohën e sulmit./ REL

Pas

Aksident në Shkodër, makina përplaset me shtyllën elektrike! 3 persona dërgohen në spital

Para

Berisha pret në zyrë deputetin e ‘Forza Italia’: Bashkëpunimi i shkëlqyer me Berlusconin vijon edhe tani me Tajanin

Para
Berisha pret në zyrë deputetin e ‘Forza Italia’: Bashkëpunimi i shkëlqyer me Berlusconin vijon edhe tani me Tajanin

Berisha pret në zyrë deputetin e 'Forza Italia': Bashkëpunimi i shkëlqyer me Berlusconin vijon edhe tani me Tajanin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.