Të qenurit në transmetim direkt në emisione jo pak herë të bën të dalësh dhe nga vetja. Kjo ka ndodhur dhe në emisionin e katër viteve më parë në ‘’Opinion’’.
Të ftuarit Artan Lame dhe Sokol Olldashi atëherë nën diskutim për gjendjen e rrugëve dhe me ndërmjetësimin e ‘’pusho, pusho’’ të Blendi Fevziut, kanë prodhuar një çast televiziv që do të mbahet mend gjatë.
Vetë Lame e kujton këtë moment duke rishpërndarë videon dhe duke kujtuar dhe të ndjerin Sokol Olldashi.
STATUSI I LAMES:
M’ KOT…
Një prej të paktave të mira të Fb, është se të kujton vetë ngjarje të tuat që ti vetë i ke harruar.
Sot Fb-ja, me një nga ato mesazhet e veta elektronike e të pa ndjenja, më kujtoi se plot 4 vjet të shkuara kish ndodhur ai debati në OPINION, që se mora vesh kurrë se me kë e pata, me Fevziun apo me të ndjerin Olldashi.
Kaluan 4 vjet qe atehere, Sokoli u bë për rrahmet dhe, për një fije, desh u bëra edhe unë. Mjafton kaq për ta kuptuar të gjithë se sa m’ kot therremi e shkulemi…
A.
ps. Fragmentin që po sjell këtu, e mora në Youtube dhe përpunimi i tij nuk është i imi. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post