Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu pas takimit me ambasadorin gjerman, u shpreh se Prokuroroia e Përgjitshme është kthyer si një shtojcë e krimit ku mbështet rilindjen.
Duke folur për tranferimin e dosjes “184”, Basha deklaroi se Donika Prela dhe Arta Marku për këtë trasferim janë tashme të dënuara me ligj.
“Prokuroria po vepron si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Rilindjes dhe janë duke e mbrojtur. Dy Katicat e Shqipërisë po mbrojnë politikanët e kapur në vjedhje dhe nuk po punojnë për ti cuar para ligjit politikanë që kanë vjedhur votat apo paratë e shqiptarëve, po bëjnë përpjekje për të mbyllur një cështje që e ka marrë vesh gjithë bota, përmes përgjimeve të Bild. Me veprimet që kanë marrë të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, për shpërdorim detyre me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale, sic është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal, me përfshirje të përfaqësuesve të policisë, ministrisë, deputetëve të PS për të vjedhur zgjedhjet në Dibër.
Do të përfundojnë si Katica, prokurorja Speciale në Maqedoni ku u vu në pranga, pas publikimit në media të aferave korruptive.– u shpreh Basha.