12:36 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Katsifas kreu vetëvrasje”, gazetari qëmton faktet: Edhe qitësi më i mirë i RENEA-S nuk gjuan dot dy plumba në afërsi të tillë me zemrën!

13:52 | 14/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Katsifas kreu vetëvrasje”, gazetari qëmton faktet: Edhe qitësi më i mirë i RENEA-S nuk gjuan dot dy plumba në afërsi të tillë me zemrën!

Gazetari Ferdinad Dervishi ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në Fax News, ku hedhur një tezë të re lidhur me vdekjen e Konstantinos Katsfias, 35-vjeçarit grek, i cili ka shërbyer si një mollë sherri mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas gazetarit ka shumë elementë që të çojnë të mendosh se Katsifa ka kryer vetëvrasje, dhe nuk është qëlluar nga ana e RENEA. Gazetari këmbëngul se dy plumba që ka pasur Katsifa në afërsi të zemrës janë qëlluar me qitje të puthitur.

Sipas tij për herë të parë shteti shqiptar veproi si i tillë, duke e mbajtur kokën lart në raport me Greqinë., dhe se deklaratat e politikanëve kanë qenë përgjithësisht korrekte.

“Ka disa të dhëna që të çojnë te vetëvrasja e Katsifas, edhe qitësi më i mirë në botë nuk mund të fusë dy plumba në një afërsi të tillë pranë zemrës. Në rast se bie një pumb në zemër nga një shënjestër nga larg, atëherë trupi bie dhe nuk mund të qëndrojë më si një tabelë qitjeje dhe për plumbin e dytë.

Mbase mund të bëhet një hetim për forcat RENEA po unë mendoj se do të ketë një rezultat ”që qitja është kryer me puthitje”. Pa u bërë një ekspretizë ti del në përfundimin se e ka vrarë RENEA, në një kohë që ka dhe mundësi të tjera.

Kjo u bë edhe për shkak të çështjeve nacionaliste, tani kjo çështje nuk kthehet dot mbrapsht, se dalin dhe thonë grekët që shqiptarët po lajnë duart. Të dy palët duan që Katsifa të jetë i vrarë nga RENEA, ekspertiza në një moment të caktuar do të vihet në shërbim të publikut. Unë pashë një shtet shqiptar të reagonte si shtet përballë Greqisë, duke filluar me një eurodeputete debile (më falni për shprehjen).

Për herë të parë unë pashë një shtet shqiptar që nuk uli kokën, duke thënë që ne jemi të barabartë. Kryeministrit ia thanë, ai nuk është teknik, që një njeri është vrarë apo ka vrarë veten del vetëm në sajë të një ekspertize. 

Për një të vdekur nuk është koha dhe vendi që të përdoren epitete. Politika për herë të parë e luajti si duhet rolin e vetë, më ka bërë përshtypje Berisha, që ditën që ndodhi ngjarja tha që të pritej të bëhej ekspertiza”, u shpreh Dervishi.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Dikur u përplasën kokë më kokë, sot Talat Xhaferi merr ‘masa ndëshkuese’ për Nikolla Gruevskin

Para

SPECIALE/ Vrasja e Katsifas, çështja e dy shteteve (VIDEO)

Para
SPECIALE/ Vrasja e Katsifas, çështja e dy shteteve (VIDEO)

SPECIALE/ Vrasja e Katsifas, çështja e dy shteteve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA, protesta kundër urisë në Gaza para hotelit të Trumpit në New York

Netanyahu mesazh shefit të Shtabit të Përgjithshëm: Dorëhiqu nëse pushtimi i Gazës nuk është i përshtatshëm për ty

Financial Times: Ekspertët bërthamorë iranianë u dërguan me mision sekret në Rusi vitin e kaluar. Vizituan institutet ku prodhohen materiale për armët nukleare

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq për tre vepra penale

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në Gjykatën e Apelit seanca për drejtuesit e “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve Shqiptare”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.