Sekretarja e Përgjithshme e PDIU Mesila Doda, e ftuar në ‘Fax News’ ka folur rreth ngjarjes së fundit në Bularat ku policia shqiptare ekzekutoi 35-vjeçarin grek Kostandinos Katsifas, pasi ky i fundit qëlloi mbi policinë.
Doda tha se Katsifas ka qenë pjesë e strukturave ushtarake greke por edhe shërbimeve sekrete, dhe sipas saj ngjarja duhet të shihet e gjitha në kontekst, se kush e ka shtyrë 35-vjeçarin të bëjë diçka të tillë, duke shtuar se ai ka qenë së bashku me persona të tjerë që janë ndaluar nga policia por janë liruar nga konsulli grek në Gjirokastër.
“Ne duhet të mendojmë mesazhet që vijnë nga kjo ngjarje, ne kishim kaq kohë që thonim se ndërtimi i varrezave nuk është një akt humanitar, kërkojë që të ngrenë lavdinë e helenizmit por edhe të krijojnë precedent të tillë, më vjen keq që trajtohet thjeshtë si një kronikë e zezë se nuk është e tillë, është një akt politik dhe duhet të kuptojmë begraundin që ka pasur, nga kush e ka marrë komandën, se është e vërtetuar se ka qenë një person i përfshirë në shërbimet sekrete u tha në fillim kur ishte arrestuar në 2009, pastaj të mbrojtjes, pastaj ishte përfshirë me Agimin e ‘Artë’.
Mos harrojmë se krytari i PDIU-së ka bërë të ditur dje se ky person ka qenë me të tjerë që janë ndaluar nga ana e autoriteteve shqiptare dhe ka shkuar konsulli grek dhe i ika liruar, duhet parë përse janë liruar. Janë disa pyetje që ne i kemi drejtuar institucioneve përkatëse dhe ato duhet të na japin përgjigje. E dimë se cila është e vërteta por autoritetet shqiptare duhet të japin përgjigje. Edhe njëherë po e them që është një problem që sa vjen e rritet, çështja e varrezave nuk do ngeli aty. Është çështje politike, po mundohen të vazhdojnë me marrëzinë e Vorio-Epirit, gjë që do të thotë që institucionet e shtetit shqiptar nuk mund të rrinë siç kanë qëndruar deri tani”, u shpreh Mesila Doda.
E pyetur nëse e shikonte si një rast të izoluar, Doda deklaroi se e shikon si një incident që ka patur një begraund, pasi nuk është se ai thjeshtë u çmend dhe mori armën, por ai donte të bënte një akt, madje mund të ketë patur edhe garanci se nuk do t’i ndodhte gjë.
Referuar reagimit të kryeministrit Rama në lidhje me ngjarjen Doda tha se nuk është normale që ai hedh akoma batuta.
“Nuk e shoh normale që kryeministri hedh akoma batuta, është momenti për një gjuhë politike të qartë, ku tregohet mënyra se si janë shkelur marrëdhëniet mes dy vendeve, shteti grek thirri ambasadoren e Shqipërisë dhe paraqiti notë proteste, ministri ynë i jashtë nuk e ka thirruer ende ambasadoren, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë”.
“Kryeministri ka një peshë politike të caktuar mund të jetë shumë hokatar por nuk ia lejon pozicioni”, shtoi ajo.
Në lidhje me marëdhëniet mes dy vendeve, sekretarja e PDIU-së theksoi se shteti shqiptar është gjunjëzuar përbalë Greqisë.
“Praktikisht ne kemi një qenë një shtet që jemi gjunjëzuar para shtetit fqinj, ndërkohë kanë trumbetuar që do hiqnin ligjin e lutës, tani nuk flet kush më as nga qeveria shqiptare as nga ajo greke, edhe premtimin e vetëm për heqjen e ligjit të luftës, dhe nuk po e mbajnë.
PDIU e shikon me shumë shqetësim atë që po bën qeveria shqiptare, njëherë thonë që ekziston cështja çame dhe pastaj kryeministri thotë që e përdora deria sa u ula në tavolinën e bisedimeve. Kjo ka qenë ndër deklaratat më të turpshme që ka bërë kryeministri i Shqipërisë”, deklaroi Mesila Doda.
Sa i takon çështjes së fondeve sekrete greke, Mesila Doda bëri të qartë se do të kërkojnë nga Prokuroria që të hetojë ngjarjen, ndërsa përdëriti kërkesën e PDIU që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)