Policia shqiptare ka shoqëruar dy shtetas grekë të cilët do të procedohen për nxitje urrejtje mes kombeve dhe feve.
Gazetarja e Fax News Ervina Shehaj raportoi se dy shtetasit grekë po dërgohen në Prokurori. Atyre u janë gjetur bluza të ndaluara më mbishkrime që ngjallin urrejtje, kapuç dhe sende të ndaluara. Madje ata kanë kundërshtuar dhe forcat e policisë.
Pavarësisht se policia shqiptare ka marrë masa të rrepta që persona me flamuj të ashtuquajtur të ‘Vorio-Epirit’ dhe që mbanin bluza me thirrje antishqiptare, në Bularat, ku do të zhvillohet dhe funeral i Katsifas, flamuj të tillë nuk kanë munguar.
Nuk dihet se nga cila pikë kufitare ka hyrë në Shqipëri personi që shihni në foto, apo është banues i Bularatit, por ai mbaj flamurin e ‘Vorio-Epirit’. Në Bularat kanë mbërritur edhe mediat greke. Katsifas do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 13:00. Përveç Kakavijës, grekët që duan të marrin pjesë në funeral, mund të futen edhe nga Qaf-Bota, dhe nga Saranda.
(B.H/Faxweb)