04:08 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Katty Perry pranon sherrin me Taylor Swift, zbulon pse dy miket janë kthyer në armike

23:53 | 24/05/2017
në ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Katty Perry pranon sherrin me Taylor Swift, zbulon pse dy miket janë kthyer në armike

Zbulohet e vërteta që qëndron pas sherrit mes këngëtares Taylor Swift dhe Katy Perry, e cila deri më tani ka qenë pothuajse një mister.

Në fakt, deri më tani në media thuhej se shkak për grindjet mes tyre mund të kenë qenë disa kërcimtarë, kjo për shkak në një interviste të Taylor Swift me Rolling Stone, ku tha se kënga e saj “Bad Blood” i kushtohej një këngëtare e cila është përpjekur t’i sabotojë një koncert duke i marrë disa kërcimtarë.

Ndërkohë që edhe kënga më e fundit e Katty Perry “Swish, Swish”, thuhet se i kushtohet Taylor Swift-it.

Katty Perry, në një intervistë për James Gorden në “Primetime Carpool Karaoke Special”, ka pranuar se ekziston një sherr mes saj dhe Taylor Swiftit, me të cilën dikur kanë qenë mike shumë të mira.

Sipas Katty-t, grindja filloi sepse disa nga kërcimtarët e saj donin të performonin me Swift. Perry tha se nuk kishte asnjë problem me zgjedhjen e kërcimtarëve, por për të siguruar që kontratat e tyre përfshinin një dispozitë që u lejonte atyre të dilnin nga ansambli i Swift, kur Perry të kthehej sërish në turne pas një viti ose më shumë.

Por kur erdhi koha që ajo të përgatitej më në fund për turneun e saj dhe kërcimtarët shkuan te Taylor për të diskutuar për largimin e parashikuar, ata në vend të kësaj u shkarkuan menjëherë nga puna.

“Ajo e filloi atë dhe është koha që vetë ajo ta përfundojë atë,”, shprehet këngëtarja Katy Perry.

Më tej, ajo tregon se u përpoq të fliste me Taylor për çështjen, mirëpo kjo e fundit nuk kishte pranuar të fliste.

“Ishte një mbyllje e plotë dhe më pas shkruan një këngë për mua, dhe unë jam: OK, qetësohu, qetësohu, qetësohu, kështu që do të merresh me të? Karma! ”

“Por ajo që unë dua të them është se unë jam gati për një përfundim. Tani, ekziston ligji i shkakut dhe i efektit. Ju bëni diçka, dhe do të ketë një reagim dhe më besoni, do të ketë një reagim. Është e gjitha karma, apo jo? …”, vazhdon më tej këngëtarja, duke nënkuptuar kështu se edhe nga ajo ka patur një reagim. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: katty Perrytaylor swift
Pas

Aurela Hoxha dhe Irina Shayk përkrah njëra-tjetrës, në Kanë (FOTO)

Para

Majk publikon foton e parë me të birin e porsalindur, “Roan mund të bëjë kosh me zhytje” (FOTO)

Para
Majk publikon foton e parë me të birin e porsalindur, “Roan mund të bëjë kosh me zhytje” (FOTO)

Majk publikon foton e parë me të birin e porsalindur, “Roan mund të bëjë kosh me zhytje” (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.