Deputeti “kaubojs” Eduart Ndocaj, ka portretizuar një ditë më parë liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndocaj ka zgjedhur rrugën e artit për të shprehur qëndrimin e tij lidhur me arrestimin e kreut të AAK-së pesë ditë më parë në Bazel, i cili vazhdon të jetë në paraburgim.
Bashkangjitur pikturës, deputeti shkruan se ky është profili i çdo shqiptari që ka dhënë jetën për liri dhe është i gatshëm ta jap përsëri sa herë nevoja e thërret!
“Ky eshte profili jo vetem i Ramush Haradinaj, por i cdo shqiptari qe ka dhene jeten per liri dhe eshte i gatshem ta jap perseri sa here nevoja e therret! Ju pershendes me kete portret te bere sot!
Liri Ramush Haradinaj!”, shkruan Ndocaj. (XH.A/SHUPLAKA)