Disa të rinj shkodranë kanë shndërruar dasmën në një event bamirësie në qytetin e Shkodrës.
“E bajmë dasmën” solli në oborrin shkodran të muzeut “Oso Kuka” ahengun dhe jaret shkodrane. Gjaneto Harusha, organizator i këtij eventi, tha se në Shkodër nuk mungojnë aktivitetet kulturore, por kësaj here ishte një kauzë e veçantë, të cilës iu bashkuan shumë qytetarë
Ndërkohë, drejtuesi artistik, Lorenc Radovani, u ndal tek vlera e ahengut shkodran.
Të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave do të shkojnë për fëmijët me çrregullime të spektrit autik në zona të ndryshme të Bashkisë Shkodër, që do të mbështeten me seanca terapie.