23:46 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

“Kauzat si opozitar janë zhdukur”/ Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

08:41 | 23/11/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kauzat si opozitar janë zhdukur”/ Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së mendojnë se Albin Kurti ka evoluar politikisht. Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka hequr dorë nga përpjekjet për bashkim kombëtar, një kauzë e cilësuar prej tij si jetike në të kaluarën.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Abazi tha se Albin Kurti nuk përfaqëson më idenë e bashkimit kombëtar dhe se kjo është shndërruar në hipokrizi politike.

“Sot nuk mund të shohësh Albin Kurtin në dritën e bashkimit kombëtar. Ai nuk ekziston më në këtë hapësirë diskutimi,” tha Abazi, duke shtuar se Kurti ka ndërtuar kauza si opozitar, por ato janë zhdukur që nga marrja e pushtetit.

Abazi akuzoi Kurtin për përdorimin e çështjeve kombëtare vetëm kur i shërbejnë interesave të tij politike.
“Kauzat kombëtare i shfrytëzon vetëm për përfitime politike personale, jo për të mbështetur një vullnet të sinqertë qytetar,” tha ai.

Ish-deputeti gjithashtu kritikoi qasjen e Kurtit ndaj bashkimit kombëtar, duke e cilësuar si një retorikë populiste, madje edhe kur bëhet fjalë për çështje si sporti.

Fatmir Humolli: Kurti ka evoluar politikisht
Derisa ish-deputeti tjetër i LVV-së Fatmir Humolli, theksoi se çdo figurë politike evoluon me kalimin e kohës, duke përfshirë edhe Albin Kurtin.

Humolli e përshkroi Kurtin si një politikan që ka ndryshuar qëndrimin e tij mbi bashkimin kombëtar, veçanërisht pas marrjes së detyrës së kryeministrit.

“Kur ka dalë nga burgu, Kurti nuk besonte te bashkimi kombëtar. Por kur e themeloi Vetëvendosjen, ai nisi ta promovojë këtë ide. Tani që është kryeministër, e ka parë Kushtetutën dhe nuk e ka parë të mundshme bashkimin”, tha Humolli.

Sipas Humollit, Kurti ka ndjekur një politikë që ka penguar bashkimin e potencialit politik dhe ekonomik të Kosovës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi. “Ai ka zhvilluar një politikë përçarëse brenda Kosovës dhe poashtu ka zhvilluar politikë përçarëse me Republikën e Shqipërisë,” shtoi ai.

Pas

Më shumë se 6 vite/ Përfundon vettingu i njerëzve të drejtësisë! KPK mbyll procesin e rivlerësimit, 268 magjistratë “problematikë”, ja sa arritën ta kalonin me sukses

Para

Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës në mëngjes?

Para
Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës në mëngjes?

Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës në mëngjes?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.