Qindra qytetarë të Kavajës kanë dalë në shesh duke i rezervuar liderit të opozitës, Sali Berisha një pritje madhështore, në takimin elektoral për zgjedhjet e 11 majit.
Mes brohorimave dhe entuziazmit, qytetarët janë derdhur lum për të pritur kryedemokratin Berisha, duke dhënë mesazhin e qartë se Kavaja nuk i nënshtrohet narkoqeverisë së Edi Ramës.