22:35 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kavaja është bojkoti që Rama i bëri opozitës; tani vjen lëshimi

13:37 | 25/03/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kavaja është bojkoti që Rama i bëri opozitës; tani vjen lëshimi

Nga Alfred Lela

Presidenti i Republikës ka dekretuar 7 majin si datë të zgjedhjeve lokale ‘të parakohshme’ apo ‘të jashtëzakonshme’ në Kavajë. Shkaqet e kësaj ‘përballjeje jashtë sezonit elektoral’ dihen, por një përsëritje i bën mirë alzhajmerit politik lokal e kombëtar. Kryetari i Bashkisë së Kavajës nuk e la vendin vakant, as si pasojë e vdekjes (larg qoftë!), sëmundjes, dorëheqjes apo çfarëdoqoftë aksidenti a incidenti tjetër. Elvis Roshi u detyrua të largohej, edhe pse rezistoi deri në fund, deri në dëshpërim, deri në alogjikë, deri në kapje-me-këmbë-e-duar pas postit, nga shtrëngesat e ligjit për dekriminalizimin dhe trusnia e pandërprerë e opozitës.

Elvis Roshi u bë epitoma e stilit dhe thelbit politik të Edi Ramës. Ai ishte aministia fiskale dhe ligjore e tij, underworld-i i kthyer në ‘the way the world is’.

Por, si çdo gje e shkuar mbrapsht që sjell një të mbarë, Elvis Roshi i ka shërbyer opozitës shqiptare dhe opinionit publik, ose asaj pjese të tij që nuk e sheh botën nga teleskopi i Ramës, një rast flagrant e shembullor daljeje, bash nga gjendja që Rama dhe ai me shokë prodhuan.

Zgjedhjet ‘e jashtëzakonshme’ të 7 majit në Kavajë. Ja se si.

Qeveria dhe ‘logjicienët’ e saj televizivë ngulmojnë se opozita është duke e kërkuar pushtetin në tavolinë, dhe një qeveri teknike dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, përbën një precedent të rrezikshëm. Demokracia me mjetet e saj, të së pamundurës së mundur, i përgënjeshtron. 

I përgënjeshtron dhe kundërshton 7 maji, i cili, përtej koncepteve ligjore dhe agumentimeve politike është një ‘zgjidhje në tavolinë’ për pushtetin e bashkisë së Kavajës. Sigurisht, që kundër-argumenti do të vijë i tillë: Zgjedhjet atje janë brenda kushtetutës dhe jo jashtë saj; precedentë të tillë ka sa të duash, e me radhë.

Megjithatë, te Kavaja është elementi i mozaikut, është fryma e pushtetit, është njësia që shpjegon modelin e madh të Shqipërisë politike të Ramës. Ju e dini, edha ata vetë e dinë se, ka ‘roshër’ të tjerë nëpër bashkitë e Shqipërisë; ka kodoshë të tjerë në parlament, ka kokoroçë të tjerë në degët lokale të partisë.

Thirrini kujtesës: ka dy vjet që mazhoranca e bojkoton Kavajën; bojkoton logjikën se diçka nuk shkonte atje; bojkoton përpjekjet ligjore e publike për të zbardhur ‘misterin’ e shumë emrave dhe shumë rekordeve; bojkoton një exit strategy. Edi Rama qeshte me të madhe me konceptin e dekriminalizimit, siç qeshte edhe me kanabizimin e Shqipërisë. Ai e bojkotoi konceptin e debatit publik për mangësitë e qeverisjes, duke i vënë përballë një propagandë gëbelsiane.

Pra, është zoti Edi Rama që ia ‘ka mësuar’ bojkotin opozitës. Ai është sjellësi i bojkotit të cilin sot e quan ‘fatkeqësi’.

Opozita do t’ia lërë ‘zonë të lirë’ Kavajën me 7 maj duke mos i vënë kandidat përballë. Siç bëri me Laçin në zgjedhjet e para dy viteve. Siç bëri me Këlcyrën po aq kohë më parë. Opozita, me sa duket, z. Rama, i ka bërë lëshimet e saj pa shkuar te bojkoti. Duke ia marrë për dobësi, vazhdove me marshimin e armatës brankoleone dhe e shtyve opozitën në cep të ringut me shpatulla në litarë.

Nuk i kuptove dot lëshimet e opozitës dhe, si moskuptim, more bojkotin e saj. Tani lëshimet duhet t’i bësh ti. Ose ta mbash Kavajën si nën Baba Dovletin, që je vetë ti.

Pas

Balla në Elbasan: LSI po na bën opozitë, mikja ime Monika ka filluar fushatën

Para

Përplasje në Kombëtare, Xhaka i nxehur me De Biasin, Abrashi gati për të ikur (DETAJET)

Para
Përplasje në Kombëtare, Xhaka i nxehur me De Biasin, Abrashi gati për të ikur (DETAJET)

Përplasje në Kombëtare, Xhaka i nxehur me De Biasin, Abrashi gati për të ikur (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.