00:59 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Kavajë 2017: Ka votim jo zgjedhje dhe sfidë ndaj dekriminalizimit

17:05 | 29/03/2017
në Te Gjitha
0
Kavajë 2017: Ka votim jo zgjedhje dhe sfidë ndaj dekriminalizimit

Nga Afrim Krasniqi:

Presidenti ka dekretuar zgjedhjet e pjesshme në Kavajë. Kryetari i Bashkisë i zgjedhur më 2011 dhe 2015 është larguar nga funksioni për shkak të ligjit të de-kriminalizimit. Qënia e tij objekt i ligjit ishte e njohur përpara ri-kandidimit të tij më 2015, por mazhoranca e mbështeti duke refuzuar zërat kritikë të ardhur nga shoqëria civile dhe partitë e tjera politike në Shqipëri, si dhe faktori ndërkombëtar. Për pasojë, Kavaja shkon në zgjedhje, të nëntat prej vitit 1991. Kavaja ka pasur edhe njëherë tjetër zgjedhje të pjesshme (fundi i viteve ’90) për arsye të tjera, por zgjedhjet e 7 majit mund të jenë unike, – të dytat në historinë pluraliste të Shqipërisë me vetëm një kandidat në garë. Edhe në zgjedhjet 2015, në bashkinë e Kurbinit pati vetëm një kandidat në garë, pasi opozita mbeti jashtë saj për shkak të masave kundër de-kriminalizimit.

Në historinë politike Kavaja ka qenë një bastion i të djathtës, zona zgjedhore e kryetarit historik të PD (Berisha), dhe madje, me devijim të vetëm, kalimin edhe më djathtas më 1997, kur votoi për të Djathtën e Bashkuar kundër ish kryetarit të PD (T.Shehu). E majta politike ka pasur suksese simbolike, kryesisht në periudha trazirash (1997) dhe sidomos pas hyrjes në politikë të ish kryetarit Rroshi, – një figurë gjerësisht e kontestuar politike, por me mbështetje të fortë nga kryetari i PS Rama. Edhe pas shkarkimit nga KQZ, Këshilli i Ministrave dhe Gjykata Kushtetuese, ende PS nuk ka ndërmarrë masë politike distancimi nga ish kryetari Rroshi, – një tregues i qëndrimit me dy standarde në zbatim të ligjit të de-kriminalizimit.

Referuar të dhënave krahasuese në Kavajë, prej vitit 1992 demokratët kanë drejtuar për 19 vjet, socialistët për 6 vitet e fundit. Ata mund ta fitojnë lehtësisht mandatin vijues deri më 2019, për shkaks e mund të jenë subjekti i vetëm politik në votimin e 7 majit.

 

Instituti i Studimeve Politike, me mbështetjen e fondacionit gjerman Konrad Adenauer është duke monitoruar zbatimin e ligjit të de-kriminalizimit, si dhe duke hartuar një database kombëtare mbi rezultatet zgjedhore në vite. Parë në këtë prizëm, ISP konstaton me shqetësim se në zgjedhjet parlamentare 2017, rrezikojmë të kalojmë nga individët e inkriminuar vendimmarrës në politikë, në zhvendosje “brenda familjes”, – promovim e zgjedhje të individëve të së njëjtës familje, por me suport të fortë politik nga persona të përjashtuar nga politika për shkak të ligjit të de-kriminalizimit.

Ky paralajmërim i bërë nga ISP në nëntor 2016, mund të rezultojë i vërtetë në zgjedhjet e Kavajës, ku kandidat mund të jetë një person pa probleme me de-kriminalizimin, por pjesë e stafit dhe e “familjes” me rekorde të provuara kriminale në të kaluarën. Ky rast tregon se partitë nuk kanë reflektuar nga penalizimi unikal që mori imazhi dhe moraliteti i Shqipërisë politike përmes ligjit të de-kriminalizimit, si dhe dëshmon se strukturat e etikës dhe de-kriminalizim në partitë kryesore janë formale, nuk funksionojnë dhe nuk mund të konsiderohen.

Pasqyra mbi të dhënat zgjedhore Kavajë tregon se piramida e votës ka ndryshuar dukshëm, – nga zona bastion e së djathtës, në zonë e të majtës, dhe vetë fakti se nuk ka interes konkurrues në zgjedhjet e pjesshme Kavajë, flet për formalitetin e votimit aty, – një simbolikë negative për standardet e demokracisë dhe standardet zgjedhore që po aplikohet prej vitesh nga partitë e mëdha politike në Shqipëri.

 

Etiketa: afrim krasniqi
Pas

Kosova i jep Kadaresë Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

Para

Merr përpara makinat dhe kalimtarët në Elbasan, një i vdekur

Para
Merr përpara makinat dhe kalimtarët në Elbasan, një i vdekur

Merr përpara makinat dhe kalimtarët në Elbasan, një i vdekur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.