Policia e Kavajës ka pikasur dy persona të cilat ishin të pajisur me armë zjarri. Sipas policisë në pranga ka rënë Gëzim Bizhdili, të cilit i është gjetur në makinë edhe një thikë.
Ndërsa 36-vjeçari Hamid Skuqi është shpallur në kërkim nga policia.
Ata u ndaluan në afërsi të stadiumit të Kavajës në një automjet tip “Volksvagen”, por pas kontrollit fizik të personave dhe të makinës, policia zbuloi një pistoletë, një automatik model 56, një thikë si dhe një palë pinca për prerje teli.
Skuqi akuzohet edhe për vjedhje dhe ishte i shpallur në kërkim. (J.V/Shuplaka)