Në vijim të zbatimit të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë ushtruar kontrolle të shtuara në zonën bregdetare të Golemit, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve ekonomike.
Gjatë kontrolleve u evidentuan tre raste të zënies së hapësirës publike, ku tre shtetas kishin ngritur struktura për zhvillimin e veprimtarive ekonomike, pa lejen përkatëse nga organet kompetente.
Si rezultat, u proceduan penalisht shtetasit:
-
P. Gj., 56 vjeç
-
Q. S., 61 vjeç
-
R. A., 66 vjeç
Të tre banues në Golem dhe Kavajë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të zënies së paligjshme të hapësirave publike apo veprimtarish të paligjshme, në numrin falas 112 ose përmes aplikacionit Komisariati Dixhital.