Skuadra kazake e Kairat Almatit ka mbërritur paraditen e sotme në qytetin e Korçës ku është akomoduar në hotelin e planifikuar.
Gjatë pasdites ata do të kryejnë seancën e fundit stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme përballë Skënderbeut.
Kairati erdhi në Shqipëri që dje, por për të kaluar disi lodhjen nga udhëtimi vendosi ta kalonte natën në Tiranë, ndërsa vetëm sot u nis drejt Korçës.