Kazan apo jo kazan, duhet thënë se kryeministri Rama i futi pothuajse të gjithë analistët me një thes.
I ftuar të premten në emisionin e Arian Çanit ai shpëtoi nga kazani mediatik vetëm tre persona: Baton Haxhiu që sipas tij nuk i përket medias shqiptare, Lorenc Vangjeli që sipas Ramës nuk është se ka interesa të ngushta në biznesin e medias dhe Shpëtim Nazarkon të cilin e quajti bohem.
Mirëpo pas këtyre deklaratave të Ramës kanë filluar dhe montazhet në rrjetet sociale. Në videon që sjellim më poshtë është modifikuar për secilin nëse është i zhytyr shumë apo pak në kazan.
E për sa kohë që kryeministri i vendit dhuron “shfaqje” të tilla, është në ligjshmërinë e çdo personi të bëjë edhe montazhe. (E.K/SHUPLAKA)