Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Naftës.
Arif Gerbi 53 vjeç është qëlluar me një plumb në këmbë nga një person i paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur për një sherr banal në një ambjent që përdoret ilegalisht për të luajtur poker. Banorët shprehen për Fax News se aty ka sherr për ditë dhe se policia vjen çdo ditë, por kazinon nuk e mbyllin.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit.
https://www.youtube.com/watch?v=fmndBSNqvlo&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)