10:26 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“KÇK” nga të gjitha anët…

12:35 | 01/02/2020
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“KÇK” nga të gjitha anët…

Nga ZEF PREÇI

Si qytetar, si votues dhe si taksapagues i vendit, mbështes pa rezerva çfarëdo nisme ligjore të qeverisë dhe institucioneve të tjera kushtetuese, që rrit legjitimitetin e shtetit në tërësi dhe të ushtrimit të pushtetit në veçanti. Po kështu, edhe për sa u takon akteve ligjore të miratuara ditën e sotme nga qeveria. Mirëpo, nga njoftimet e shtypit vihen re lehtë një sërë problemesh që vënë në pikëpyetje gjithë nismën dhe mbi të gjitha pritshmëritë apo dobinë publike e saj. Së pari, kuadri ligjor që ofrohet nuk mbështetet në asnjë analizë të thelluar të problemeve, mangësive, arritjeve dhe dështimeve të institucioneve përgjegjëse ekzistuese në këtë fushë. E kam fjalën për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI), për Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave apo për Sektorin e Programeve në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit, në Drejtorinë e Programeve në fushën e drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë, Agjencia e Prokurimit Publik etj., – të gjitha këto institucione të kontrolluara nga maxhoranca aktuale. I përmenda këto institucione për të thënë se vendi ynë ka të gjithë mekanizmat ligjorë dhe institucionalë për ndëshkimin në çdo qelizë të shtetit dhe të pushtetit të korrupsionit dhe abuzivizmit me funksionet publike, duke parandaluar kështu që krimi i organizuar të penetrojë në strukturat shtetërore dhe të përdorë institucionet për përfitime të paligjshme, duke cenuar interesin publik, duke e bërë Shqipërinë vështirësisht të jetueshme. Nëse do të shiheshin modelet institucionale të vendeve demokratike, do të rezultonte se, p.sh., agjencia antikorrupsion nuk është pjesë e ekzekutivit si te ne (qeveria nuk mund të kontrollojë veten) apo fakti që gjatë vitit 2018, më shumë se 1/3 e procedurave të prokurimit publik (afërisht ¼ e fondeve) janë finalizuar me një operator ekonomik të vetëm do të ishte një sirenë alarmi për cenimin e konkurrencës në shpërndarjen e fondeve buxhetore.

Mjafton leximi vertikal i raporteve periodike dhe vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për të kuptuar se sa larg ka shkuar pandëshkueshmëria e korrupsionit dhe abuzimit me fondet dhe me pasuritë publike apo edhe me të drejtat ekskluzive të shtetit. Analiza e veprimtarisë së institucioneve të sipërpërmendura dhe të të tjerave si ato ndihmon për të rritur efecientin e punës së tyre dhe të fondeve buxhetore që ato shpenzojnë përpara se të nxitohet për të ushtruar presion mbi një pushtet tjetër, të ndryshëm nga ekzekutivi, siç është drejtësia.

Së dyti, edhe në këtë rast, ashtu si në një numër aktesh ligjore të miratuara katër-pesë vitet e fundit, vihet re një zgjerim i pushtetit të qeverisë mbi pushtetet e tjera, edhe pse formalisht në Kushtetutën në fuqi formalisht parashikohet ndarja e pushteteve, si kudo në botën demokratike. E thënë me fjalë të tjera, qeveria është e mandatuar nga Kuvendi i Shqipërisë për të qeverisur. Më saktë, Neni 100 i Kushtetutës sonë parashikon që “Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore”, drejtime që lidhen me çështjet e organizimit politik, social e ekonomik të vendit. Nga ana tjetër, siç dihet, plotësimi i nevojave e kërkesave të qytetarëve, si dhe krijimi i kushteve më të përshtatshme të jetesës, është në thelb vetë arsyeja e ekzistencës së veprimtarisë politike. Në këtë mënyrë, politika është pushtet dhe shpërndarje burimesh, por shfaqet edhe si çështje publike dhe si “arti i qeverisjes”. Mirëpo, në ndarjen gati të padukshme të pushteteve në vendin tonë, rritja e kontrollit të ekzekutivit mbi pushtetet e tjera ka dy rreziqe të mëdha. Nga njëra anë inkurajon rritjen e mëtejshme të pandëshkueshmërisë (p.sh., ekzekutivi është tërësisht jashtë llogaridhënies dhe kontrollit parlamentar), ndërsa, nga ana tjetër, intimidon dhe përkeqëson funksionimin e pushtetit tjetërtë drejtësisë në vend. Sipas mendimit tim, institucionet e reja të drejtësisë që po krijohen, duke filluar me SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë apo institucionet e tjera rregullatore të këtij sistemi kanë nevojë të konsolidohen hap mbas hapi dhe jo të shndërrohen në shtojca të ekzekutivit. E në këtë proces, rikthimi i besimit të publikut ndaj shtetit të së drejtës, deri edhe frenimi i braktisjes së vendit, lidhet ngushtësisht me fillimin e ndëshkimit të abuzivizmit me pronën dhe me fondet publike, i cili, nga ana tjetër, është në ADN-në e qeverisjes… D.m.th., çfarëdo nisme ligjore që i jep ekzekutivit tipare apo atribute të gjykatave nuk i shërben as krijimit të besimit të publikut ndaj shtetit të së drejtës dhe as integrimit europian të vendit.

Nuk besoj se ka ende shumë njerëz që besojnë se rritja e kontrollit të qeverisë në regjistrimin apo çregjistrimin e tokave bujqësore, trojeve të ndërtimit dhe të aseteve financiare apo fuqizimi i institucioneve rregullatore sektoriale në fushën e telekomunikacioneve, e medias, të sigurimeve, bankave, etj., duke anashkaluar gjykatat, do të zvogëlojë korrupsionin dhe përfshirjen në të të krimit të organizuar.

Së fundmi, duket shumë paradoksale dhe në drejtim të kundërt me propagandën zyrtare fakti që institucione të rëndësishme për zbatimin e ligjshmërisë në ushtrimin e buxhetit të shtetit dhe në evidentimin e shkeljeve të zyrtarëve të pushtetit, siç është KLSH, vazhdojnë veprimtarinë e tyre duke mos respektuar afatet dhe procedurat kushtetuese për zgjedhjen e titullarit të institucionit. Edhe pse jo e panjohur për mjedisin politik dhe institucional shqiptar (nuk është hera e parë që ndodh), kjo situatë nuk mund të mos ndikojë në besimin publik ndaj institucioneve dhe në të ardhmen europiane të tij. Edhe sikur Komisioni i Venecias të zhvendosej i tëri në Tiranë, nuk besoj se bizantinizmat që pjell çdo ditë klasa politike shqiptare, nuk do të merrnin dot përgjigje ezauruese, pa folur për kohën që kalon dhe bashkë me të edhe venitja e shpresave të qytetarëve shqiptarë për një Reformë të suksesshme në Drejtësi, siç pritet akoma.

Pas

Evakuohet nga Wuhan studentja Silva Doçi, MEPJ: Si paraqitet gjendja e saj dhe si do të veprohet

Para

Çfarë do të ndodhë me shqiptarët që jetojnë në Britani pas Brexit? Avokati flet nga Londra: Ky do të jetë viti më i vështirë…

Para
Çfarë do të ndodhë me shqiptarët që jetojnë në Britani pas Brexit? Avokati flet nga Londra: Ky do të jetë viti më i vështirë…

Çfarë do të ndodhë me shqiptarët që jetojnë në Britani pas Brexit? Avokati flet nga Londra: Ky do të jetë viti më i vështirë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.