Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Aktualitet” përballë moderatorit Bejdo Male ku ka folur për zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te vendimi i Parlamentit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe vendimin për shpalljen non-grata të Berishës.
Për sa i përket shkarkimit të Metës, avokati Ngjela u shpreh me tone të ashpra se ai nuk është ndonjë filozof apo ndonjë shkencëtar dhe fjala e tij është e vërteta absolute.
Avokati madje e krahasoi Presidentin e vendit me hitlerin për sa i përket thirrjeve që bëri pak para zgjedhjeve, por shtoi se ka një dallim të madh me të, duke qenë se Hitleri kishte mbështetje nga populli.
“Shqiptarët kanë histori të madhe. Problemi qëndron se sot Shqipërisë i ka rënë një fat i madh që kryeqendra e politikës botërore do që BP ta fusi në politikë përmes shqiptarëve. Si qenka kjo në disfavorin tonë? Kë do dëgjojmë ne? Metën do dëgjojmë ne? Ccfarë është Meta ndonjë indoktrinar? Ndonjë filozof i madh i së drejtës? Apo ndonjë shkencëtar që është marrë me historinë e Shqipërisë. Është zgjedhur nga populli bravo i qoftë. Nuk jemi përballë një profeti, por kur bëri ato thirrjet, jo me kosa, me kto me ato, ishte thirrje hitleriane. Por, Hitleri kishte përkrahës, nuk fliste kot në fushë me dushk. Marrëzira të thoshte, por ata e përkrahnin. Presidenti gaboi, gabimi ka kosto”, tha Ngjela.
Për sa i përket vendimit të DASH për shpalljen non-grata të ish-Kryeministrit Berisha, avokati theksoi se SHBA nuk merr vendime pa prova sepse kjo nduikon në prishjen e figurës në rang botëror.
Sipas avokatit, nëse SHBA jep vendim pa prova, atëherë kjo do të thotë goditje e madhe për ta. Ngjela tha po ashtu se Berisha ka të drejtë si ccdo njeri të mbrohet.
“Asnjërit nuk i intereson që një ish-kryeministër i vendit tonë të ketë një sikretitim botëror. Por unë di një gjë tjetër që këta pa prova nuk flasin. Është serjozitet i vendit që drejton botën. Është shume më e madhe ajo figura e një Presidenti që njerëzit e dinë që jep drejtësi. Nuk mbron popullin kur jep drejtësi, mbron veten. Nëse thonë kemi prova pa prova kjo do të ishte goditje e madhe për ta. Nuk bëhet kjo gjë, sepse nuk e besojnë tjerët më. Të shikojmë ccfarë do ndodhë. Le të presim ngjarjet të rrjedhin vetë. Ccdo njeri ka të drejtën e mbrojtjes. Edhe kur vjen prova ke të drejtë të mbrohesh. Akuza nuk është gjë e rëndë. Akuza është si gripi në një vend demokratik. 70% e kryeministrave perëndimore janë në proces penal”, deklaroi Ngjela.
(E.H/Faxweb.al)