Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur për gazetarët pas zyrtarizimit të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, që do të garojë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
I pyetur nëse do të ketë një 17 Maj të dytë, si ai i 2017-tës, Balla nuk preferoi që të bënte parashikime, duke thënë se PS është e angazhuar që të respektojë afatet kohore.
I pyetur me insistim nga gazetarët se kë kanë si konkurentë përballë, Balla tha se në zgjedhje konkurojnë 42 parti dhe nuk ka vend për të krijuar monopol.
“Unë nuk jam Nostra damus që të them nëse do të ketë një 17 Maj të dytë, por di që afatet kushtetuese janë kusht për këdo. Kush mendon se mund ta përdorë kodin zgjedhor si një alibi për humbjen e radhës e ka gabim. Nuk do të ketë negociata me askënd në kurriz të kushtetutës.
Lulzimi dhe Monika do që tiu heqi qytetarëve shqiptarë të drejtën e votët, po kjo nuk do të ndodhë. Parashikimet e Kodit penal janë të qarta, që dënimet shkojnë nga 5 vite deri në 8 vite burg. Në zgjedhje partitë konkurojnë për të marrë besimin e popullit, ne do të kërkojmë rikonfirmim, më falni në garë janë 42 parti, nuk ka monopol të garës. Ka plot parti përballë”, u shpreh Balla.
(E.K/FAXWEB.AL)