Opozita nuk lëkundet nga qëndrimi i saj për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve, deri në krijimin e qeverisë teknike. Megjithatë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar sot të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e Republikë së Re.
Përmes një formulari të titulluar “Propozimi yt”, ai fton të shkruajë këdo për idetë dhe ëndrrat që ka se si do që të jetë Republika e Re,e çfarë duhet t’i ofrojë kjo Republikë shoqërisë.
Në deklaratat e tij nga çadra e opozitës, kryetari i PD-së ka folur për Republikën e Re përpara qytetarëve, duke premtuar se ajo do të jetë plotësisht ndryshe nga qeveria e tanishme, apo “Republika e vjetër” siç shprehet Basha.
(XH.A/SHUPLAKA)

Discussion about this post