Modelja e njohur Fioralba Dizdari është prezantuesja më re e motit në ekranin Abc News. Pak kohë më parë, ajo ka ardhur nga SHBA-të për t’u zhvendosur përfundimisht në Shqipëri ku edhe aspiron të jetë një imazh i dashur i ekranit.
E pyetur nga Rudina se si e kanë pritur daljen e saj në ekran miqtë e të afërmit, Fioralba rrëfen se e kanë mbështetur shumë.
“Të gjithë më kanë thënë vazhdo kështu, se je shumë mirë” – thotë ajo, por nuk e fsheh se edhe i dashuri, Enri Ceno, ish-kandidati për deputet të Partisë Demokratike, e ka mbështetur shumë në këtë fushë të re: “Po, më ka mbështetur shumë. Je shumë, shumë mirë. Ke kaluar parashikimet e mia dhe ato të motit në Shqipëri”, – i ka thënë Enri pas daljeve të para që Fiori provoi në ekran.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post