Në Shkodër janë bërë bashkë sot presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe një sërë politikanësh të tjerë të rëndësishmë në vend, duke kujtuar dhe praninë e ish-kryeministrit Nano.
Ndërsa ajo që u vu re sapo filloi ndeshja ishte prania në stadium dhe e bashkëshortes së kryeministrit Rama, Lindës.Ajo është parë duke kënduar dhe himnin, në minutat pak para ndeshjes.
Ndërkohë mes rradhëve të tifozëve ka qenë dhe ish-deputeti socialist Alfred Peza. Nga ana tjetër në stadium është parë dhe deputeti demokrat Ervin Salianji së bashku me disa nga përfaqësuesit e mediave në vend.
Po ashtu në Shkodër ka një numër shumë të lartë tifozësh.
Ndeshja ka nisur me ritme shumë të shpejta ku nuk kanë munguar as rastet drejt portës nga të dyja skuadrat. Po ashtu në nisjes së ndeshjes i gjithë stadiumi ka thirrur në kor emrin e tij në shenjë nderimi.
Kushtet e motit favorizojnë mjaft zhvillimin e një ndeshje në kushte sa më optimale.
(E.K/SHUPLAKA)