IPR-Marketing së fundmi ka publikuar një sondazh përsa i përket se cilët janë emisionet televizive më të pëlqyera në vend.
Por ajo që na çudit të gjithëve është mënyra sesi janë llogaritur këto të dhëna pasi në këtë sondazh bëhet krahasimi brenda emisioneve të një televizoni, dhe jo mes emisioneve të televizoneve të ndryshme. Këtu janë përfshirë emisione me tipologji të ndryshme dhe në fasha orari të ndryshme në transemtim në të njëjtin televizoin.
Nuk ka një krahasim mes emisoneve me të njëjtën tipologji dhe orar por në televizione të ndryshme. Duhet të theksojmë që emisionet e përmendura kanë audienca të ndryshme. Sipas këtij sondazhi janë pyetur 2 mijë persona me anë të telefonit dhe kanë dalë rezultatet e mëposhtme.
“IPR Marketing” nuk iu ka thënë asgjë të re lexuesve pasi dihet se cilat janë emisionet më të sukseshëm në secilin televizion. Për shembull në “TvKlan” dihet se cilët janë dy emisionet më të sukseshëm, “Opinon” dhe “Zonë e Lirë”.
Por lind pyetja:Kë mban me hatër IPR Marketing?!” Kujtojmë që IPR Marketing është kontraktuar nga “Ora News” për të nxjerrë fituesit në zgjedhjet e 25 qershorit.
DISA PREJ TË DHËNAVE:
Sipas këtij sondazhi 88% e shqiptarëve ndjekin emsinion “Opinion” dhe 84% e tyre shprehen se u pëlqen ky emision brenda Tv Klan.
Në Top Channel 79% e ndjekin emisonin “Top Story”, ndërsa vetëm 85% e pëlqejnë atë.
Në “Ora News” 67% thonë se kanë ndjekur “Tonight Ilva Tare”, 92% thonë se e pëlqejnë këtë emision.
Në “Vizion plus” 49% e pyeturve thonë se ndjekin emisionin “Oktapod” dhe e pëlqejnë atë 66%.
SONDAZHI:
Nga të dhënat, rezulton se 88% e shqiptarëve shohin televizion.
Në sondazh janë marrë emisionet e Top Channel, Tv Klan, Vizion Plus, ABC News, News 24, Report TV dhe Ora News.
Nga 2 mijë persona të pyetur me anë të telefonit, rezultatet janë si më poshtë:
Top Channel
Qytetarët e pyetur nga IPR Marketing dhe Ora News, për televizionin Top Channel, 74% e të anketuarve thonë se kanë ndjekur emisionin Top Show dhe 86% thonë se ju pëlqen emisioni në fjalë. Ndërkohë, 79 për qind e të pyeturve thonë se e kanë ndjekur emisionin Top Story, ndërsa vetëm 85% e pëlqejnë atë. Pra, 1 për qind më pak se emisioni Top Show.
Të pyetur nëse i njohur drejtuesit e këtyre dy emisioneve, 86% thonë se e njohin Alban Dudushin dhe 85% e pëlqejnë atë. Ndërkohë, 85% thonë se njohin drejtuesin e Top Story, Sokol Balla dhe 84% thonë se kanë mendim pozitiv për të.
Tv KLAN
Të pyetur për tv Klan, 88% thonë se kanë ndjekur emisionin Opinion dhe 84% e tyre shprehen se u pëlqen ky emision. Ndërkohë, 1 për qind më pak ndiqet emisioni tjetër në këtë televizion Zonë e Lirë, me 87%, ndërsa pëlqimi për të është 74 për qind.
Për sa i përket dy drejtuesve të emisioneve, 88% thonë se njohin kush e drejton emisionin Opinion, ndërsa 81% e tyre kanë mendim pozitiv për Blendi Fevziun. Ndërkohë, 86% njohin Arian Çanin, dhe 71% thonë se kanë mendim pozitiv për të.
Ora News
Për sa i përket Ora News, 67% thonë se kanë ndjekur “Tonight Ilva Tare”, ndërsa 32% thonë se kanë ndjekur emisionin “Arena”. 92% thonë se u pëlqejnë emisionin “Tonight Ilva Tare”, kundrejt 84% që pëlqejnë emisionin “Arena”.
VIZION PLUS
Sondazhi i IPR Marketin për Ora News, zbulon se kush janë dy programet më të ndjekura në televizionin Vizion Plus. Nga 49% e pyeturve thonë se ndjekin emisionin “Oktapod” dhe 35% emisionin “Dritare”. Për sa i përket pëlqyeshmërisë, dy emisionet marrin përqindje të barabarta.
Kur bëhet fjalë për drejtuesve të emisioneve “Oktapod” dhe “Dritare”, Rudina Xhunga që drejton emisionin e fundit, merr përqindje më të larta, ku 81% thonë se e njohin dhe 68% kanë mendim pozitiv, ndërkohë për drejtuesin e “Oktapod”, Turjan Hysko, 71% e njohin dhe 66% kanë mendim pozitiv për të.
NEWS 24
Dy emisionet e tv News 24, të marra nga sondazhi, janë “Studio e Hapur” dhe “Të Paekspozuar”, ku për të parin 59% thonë se e kanë ndjekur dhe 42% shkojnë në favor të emisionit të dytë. Ndërkohë, 74% thonë se e pëlqejnë emisionin “Studio e Hapur”, kundrejt 70% që pëlqejnë emisionin “Të Paekspozuar”.
Për sa i përket drejtuesve, 68% thonë se e njohin Eni Vasilin, për të cilën 75% kanë mendim pozitiv, ndërsa 64% thonë se e njohin Ylli Rakipin që drejton emisionin “Të Paekspozuar”, për të cilin 66% thonë se kanë mendim pozitiv.
ABC NEWS
Në televizionin ABC News është përzgjedhur “Politika në ABC News”, për të cilin 29% thonë se e kanë ndjekur kundrejt 71% që thonë jo. Për sa i përket preferencave për këtë emision, 59% thonë se e pëlqejnë, 9% nuk e pëlqejnë dhe 32% shprehen se nuk e dinë.
Për sa i përket drejtuesit të këtij emisioni, 39% thonë se e njohin Mimoza Koçiun, kundrejt 61% që nuk e njohin. Për sa i përket mendimit, 65% thonë se e vlerësojnë pozitivisht zonjën Koçiu, 23% negativisht dhe 12% nuk kanë përgjigje.
REPORT TV
“5 Pyetjet nga Babaramo” është emisioni i Report TV ku janë pyetur qytetarët, për të cilën 65% thonë se nuk e kanë ndjekur kundrejt 35% që shprehen “Po”! Ndërkohë, 72% e të pyeturve thonë se e pëlqejnë këtë emision, kundrejt 20% që nuk e pëlqejnë dhe 8% që shprehen “Nuk e di”.
Ndërkohë, 81% shprehen se e njohin drejtuesin e këtij emisioni, Ilir Babaramo, kundrejt 37% që thonë jo. Për sa i përket mendimit të tyre për z.Babaramo, 61% thonë se kanë mendim pozitiv, 29% mendim negativ dhe 10% përgjigjen “Nuk e di”.
Nga të dhënat e sondazheve për 6 televizione dhe 10 emisione televizive, emisioni Opinion nga Blendi Fevziu rezulton emisioni më i ndjekur me 88%, i ndjekur nga emisioni Zonë e Lirë. (J.V/Shuplaka)