18:53 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’Ke për ta ngrënë”, RD-ja ‘shet’ kryebashkiakun e Lezhës. Zbardh takimin e tij me Edi Ramën

12:11 | 18/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Ke për ta ngrënë”, RD-ja ‘shet’ kryebashkiakun e Lezhës. Zbardh takimin e tij me Edi Ramën

Gazeta zyrtare e PD-së, ‘Rilindja Demokratike’ duket se është distancuar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, i cili u arrestua të premten.

Për këtë RD i referohet takimit që ka ndodhur disa muaj më parë mes Edi Ramës dhe Fran Frrokajt.

Sipas gazetës miq të afërt të Frrokajt e kishin paralamëruar kryebashkiakun se kishte ‘’për ta ngrënë” nga Rama, po ai iu ishte përgjigjur se për hir të pozicionit si kryeministër do të duhet ta respektonte.

Kujtojmë se asokohe prania e Frrokajt gjatë takimeve në Lezhë të Ramës bëri mjaft bujë në media, pasi nuk ishte praktikuar më herët nga kryebashkiakët e djathtë.

Fran Frrokaj ra në prangat e Policisë, nën akuzën e tjetërsimit të pronave publike dhe shpërdorimit të detyrës.

SHKRIMI I PLOTË:

Çfarë ndodhi mes Kryebashkiakut të Lezhës, Frrokaj dhe Ramës në Lezhë? Frrokaj dhe Rama darkuan sëbashku. Pasi Frrokajn e thumbuan miqtë për këtë darkë, ai u përgjigj se ishte Kryeministër dhe duhet ta respektonte.

Një nga miqtë e tij shkoi edhe më larg duke e paralajmëruar se pas kësaj darke “ka për ta hëngër” se Rama është i pabesë, gjë të cilën Frrokaj nuk e besoi. Darka mes Frrokajt dhe Ramës erdhi vetëm një ditë pas protestës së banorëve para godinës ku Rama kishte zgjedhur të zhvillonte mbledhjen e qeverisë në Lezhë.

”Pasi kryeministri Edi Rama e ngacmoi lidhur me protestën e djeshme të banorëve të Torovicës, kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj iu referua darkës me Ramën, duke hequr paralele me “Darkën e Gabuar”, librin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Frrokaj tha se në darkën me Ramën, pavarësisht ndasive politike, i ka kërkuar financime për Lezhën. “Mbrëmë ishim në darkë.

Po i referohem librit të një autori, “Darka e gabuar”, nuk ishte darka e gabuar, isha në kohën e duhur, në vendin e duhur, është kryeministri i vendit tim, pavarësisht pozicioneve politik. Unë do vij në Tiranë në datën 27, bashkë me partinë time”, tha Frrokaj, duke iu referua protestës së opozitës.
Ndërsa Rama iu përgjigj me batutë: “Eja, por vetëm ujësjellësin lere në punë”.

Batutat e Ramës me Frrokajn:

Edi Rama: Do sqarosh këtu sa gisht ke te ajo protesta e djeshme me 15 veta…

Fran Frrokaj: Mbrëmë ishim në darkë. Po i referohem librit të një autori, “Darka e gabuar”, nuk ishte darka e gabuar, isha në kohën e duhur, në vendin e duhur, është kryeministri i vendit tim, pavarësisht pozicioneve politik. Unë do vij në Tiranë në datën 27, bashkë me partinë time.

Rama: Ik, por vetëm ujësjellësin lerë në punë.

Fran Frrokaj: Lezha ka nevojë për shumë investime dhe do ta falënderoj nëse do të bëhen realitet, pasi investimet i shërbejnë turizmit dhe popullsisë së zonave.

Fran Frrokaj: Dje kisha forcën ta ndaloja atë protestë, por nuk kisha asnjë arsye ta ndaloja atë protestë, pasi nga biseda edhe ju u bindët se ata kishin të drejtë.

Rama: Nëse do protestonin në 8 vjet kur ishte partia jote në pushtet, do shkoja t’i përqafoja. Unë vetëm ujë piva, kështu që isha esëll kur i thashë të gjitha ato, do mbahen dhe do bëhen…

Duket se ky dialog mes Frrokajt dhe Ramës është mbyllur me arrestimin e një dite më parë, në të vërtetë dialogu do të vijojë. Asgjë nuk ka mbaruar ende.

(E.K/FAXWEB)

Fran Frrokaj dhe Edi Rama

 

 

Etiketa: edi ramaFran Frrokaj
Pas

Një e dielë fantastike! Lexoni çfarë ka rezervuar parashikimi i horoskopit për ju

Para

Për herë të parë, Ermali rrëfen si është të bëhesh baba për herë të dytë: Shkon me minus (VIDEO)

Para
Për herë të parë, Ermali rrëfen si është të bëhesh baba për herë të dytë: Shkon me minus (VIDEO)

Për herë të parë, Ermali rrëfen si është të bëhesh baba për herë të dytë: Shkon me minus (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

Konflikti me Izraelin, mediat në Iran raportojnë 627 viktima

Pas më shumë se 4 dekadash, India dërgon sërish një astronaut në hapësirë

Të shtëna në një shtëpi në Meksikë, 10 të vdekur përfshirë fëmijë

Sulmet izraelite në Iran, autoritetet njoftojnë viktima dhe plagosje të shumta

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Fatjon Softa: Monopatinët kërkojnë rregullim ligjor, rrezik për fëmijët dhe qytetarët

Itali/ Grabitje përfundon në tragjedi: Shqiptari 25-vjeçar humb jetën pas shkëmbimit zjarri

Monopatinat elektrike, trend i rrezikshëm në rrugët e Tiranës

Kallas: Trump kërkoi rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, u përgjigjëm pozitivisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.