Mbrëmjen e djeshme aktori i humorit ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku u intervistua nga vogëlushët e këtij emisioni.
Një nga fëmijët e ftoi Besin të zgjidhte mes “Portokallisë” dhe “BE Coffee-së.
Por, aktori i njohur mes dy alternativave nuk zgjodhi asnjërën duke u shprehur se është mirënjohës për të dyja dhe se nuk i ndan dot.
Vogëlushët ishin shumë kuriozë të dinin se cilat janë fobitë që ka Xhensila. Besi u ka treguar fëmijëve se bashkëshortja e tij ka fobi gjilpërat dhe qentë . “Ajo ka dy fobi. Gjilpërat dhe qentë. Ndërsa kur ishte momenti që të bënte gjilpëra për të mirën e Ajkës, nuk kishte frikë!”- u shpreh aktori I humorit.
Sakaq, duke iu referuar dy kolegëve të tij Erion Isai dhe Olsi Bylyku, Besi theksoi: “Nuk do ndërtonim shtëpinë tonë nëse s’do ishim bërë ustallarë në Portokalli.”